Flash

Sterilizimi/ Berisha përshëndet vendimin e gjykatëses Davidhi për Beqajn

Lapsi.al 23 December 2024
Sterilizimi/ Berisha përshëndet vendimin e gjykatëses Davidhi

Situata e Ilir Beqes është përkeqësuar sot, kur gjykatësja Davidhi kërkoi ashpërsim të akuzave për ish-ministrin e Shëndetësisë, nga shpërdorim detyre në grup të strukturuar kriminal.

Kreu i PD-së Sali Berisha u pyet në konferencën e gazetarëve sot lidhur me vendimin e GJKKO që ashpërsoi akuzat ndaj Beqajt.

Togat e zeza kërkuan sot rikualifikim të akuzës për ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili është nën hetim për “shpërdorim detyre. GJKKO ka kërkuar që Ilir Beqaj të akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Lidhur me vendimin, Berisha tha se kjo është meritë e opozitës dhe e qytetarëve që kanë protestuar dhe mbështetur opozitën në aksionin opozitar.

“Kjo opozitë po i zbërthen një nga një, ata dhe anëtarët e organizatës kriminale”, tha kreu i PD.

Berisha: Nderim të madh qytetarëve protestues që po bëjnë në mënyrën më të shkëlqyer prokurorin publik, që po vejnë me shpatulla për muri, gangsterë dhe anëtarë të organizatës kriminale të Skapit të partisë. Kjo është përgjigja ime për pyetjen tuaj.

Të jesh i sigurtë se po të mos qe kjo opozitë, po të mos qenë qytetarët me protestën e tyre, Erion Veliaj do të hynte jo nga dera e halesë në selinë e PS-së, por do të hynte ballore dhe me 30 roje i shoqëruar. Edhe Beqja i partisë do të tallej me publikun.

Por kjo opozitë po i zbërthen një nga një, ata dhe anëtarët e organizatës kriminale.

Pa më thoni pak, çfarë ka dalë e re o miq! Që ditën e parë kur kanë marrë dosjen e sterilizimit është vërtetuar se Ilir Beqaj ka 7 firma në proces dhe se është njëshi i atij procesi. Por që nuk mund të vihej në epiqendër, sepse prap tij qëndronte Edi Rama që vraponte si injorant nga studio në studio dhe thoshte, ja me se operojnë, tregonte gjysëm gërshërë dhe gjysëm pince, duke harruar se me to nuk mund të operohet kurrë.

Këto dhe ato që ndodhin me Erion Veliajn, janë merita të një opozite që nuk rreshti kurrë dhe nuk do të rreshtë kurrë, gjersa ata të shkojnë bashkë me Edi Ramën në qeli.

Nuk i mbyll dot kush dy vjedhjet e mëdha të shekullit. Vjedhjen e parë, të inceneratorit. Vjedhjen e dytë, sterilizimin. Nuk ka forcë në botë që mund ti mbyllë ato. Kurrë. Ata janë të pambyllshme. E di ç’bëjnë ata. Rrinë e falsifikojnë dosje. Do ti sjell këtu dhe çdo gjë në kohën e vet, kohën e duhur.

Si mund të gjykohet Ilir Beqaj për 130 mijë euro që kishte porositur bashkë me ministren e Turizmit të njëjtën darkë dhe në të njëjtin lokal. Se kanë qenë miqtë e ministres së Kulturës, ku ka shtruar ajo darkën, por Beqaj ka vrapuar të marrë paratë te donatorët për të paguar darkën. Për ti vjedhur 130 mijë.

Dhe këtu që ishin 100 milionë të shqiptarëve, këtu nuk prekej. Gjykatësi e ka bërë këtë, gjykatësi është në përputhje me ligjin, natyrisht i vonuar, pasi dosja ka 1 vit e gjysëm aty. Ka një meritë të veçantë komisioni i fundit parlamentar që e riktheu bëri një replay të të gjithë çështjes së sterilizimit, emisionet televizive.

Pra beteja e opozitës për transparencë po gozhdon edhe anëtarët e organizatës kriminale Skap dhe po i detyron që të kuptojnë se do të gjykohen, do të gjykohen me rreptësinë më të madhe për këto krime që kryejnë me dosjet e tyre. Do të gjykohen shumë rëndë" u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Ish-oficerit të krimeve i djegin makinën

Makina tip “Volswagen” mëngjesin e sotëm u shkrumbua nga flakët në fshatin Rrëmenj. Raportohet se ajo i përket ish-oficerit të krimeve Leonard Dervishllari. ...

13:14

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI