Flash

Reagon TikTok: Presim sqarime urgjente nga qeveria shqiptare

Lapsi.al 22 December 2024
Reagon TikTok: Presim sqarime urgjente nga qeveria shqiptare

Kompania kineze e rrjetit social, TikTok thotë se do të kërkojë 'sqarime urgjente nga qeveria shqiptare” lidhur me vendimin për mbylljen e platformës TikTok për një vit në Shqipëri, shkruan Associated Press.

Sipas vendimit të bërë të ditur dje nga kryeministri Edi Rama prej janarit të 2025 platforma e TikTok nuk do jetë e aksesueshme në territorin e Shqipërisë nga asnjë moshë, si pjesë kjo e një plani për rritjen e sigurisë në shkolla. Rama tha se vendimi erdhi pas një muaj konsultimesh mes zyrtarëve të arsimit me prindërit pas vrasjes me armë të ftotë të 14 vjeçarit Martin Cani, nxënës i shkollës 'Fan Noli', gjatë një konflikti me një tjetër nxënës po i kësaj shkolle, ndodhur më 18 nëntor 2024.

Platforma fajësohet për nxitje të dhunës dhe bullizmit, veçanërisht midis fëmijëve.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse TikTok ka një kontakt në Shqipëri, shkruan AP duke publikuar dhe një përgjigje me email, ndaj një kërkese për koment nga kompania kineze e cila informoi se do të kërkojë “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare” për rastin e adoleshentit të vrarë me thikë.

Lexo më tej: Pro dhe kundër/ Pse nuk bind Rama për “rrugaçin e lagjes” TikTok 

Në një reagim për Associated Press kompania e rrjetit social, TikTok tha se "nuk kishte gjetur ndonjë provë që autori ose viktima të kishte llogari TikTok dhe se raportimet e shumta kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë tragjedi ishin postuar në një platformë tjetër, jo në TikTok."

Fëmijët shqiptarë përbëjnë grupin më të madh të përdoruesve të TikTok në vend, sipas studiuesve vendas.

Përmes një postimi në facebook kryeministri Edi Rama thotë se vendimi u nxorr si konkluzion "pas 1300 takimeve të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit, ku morën pjesë 65.000 prindër, si edhe nga anketimi i bërë ku mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në platformën Tik Tok në Shqipëri".

Gjatë takimit përmbyllës të këshillimit kombëtar me mësues e prindër, kreu i qeverisë bëri të ditur dje se përgjatë vitit të aplikimit të masës do të shihet se si veprojnë vende e tjera dhe nëse do vendosen filtra në rrjetin social.

"Është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia. TikTok do ta mbyllim për një vit. Kemi bërë hulumtime dhe do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i janarit dhe për 1 vit plotësisht për të gjithë. TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do ketë. Gjatë atij viti do shohim si do veprojnë vendet, çfarë do nxjerrë teknologjia për filtra, si do reagojë vetë TikTok", tha Rama në takimin e fundit përmbyllës të konsultimit publik", u shpreh kryemimistri Edi Rama.

Lexo më tej: REL: A duhet të bllokohet TikTok-u në Kosovë? 

Ka pasur shqetësime në rritje nga prindërit shqiptarë pas raportimeve të fëmijëve që marrin thika dhe sende të tjera në shkollë për t’i përdorur në grindje ose raste ngacmimi të nxitura nga historitë që ata shohin në TikTok.

Kryeministri tha se promovon vetëm dhunë, krime e llum, në ndryshim të përmbajtjeve që shfaqen në Kinë, vendi mëmë i kompanisë.

”TikTok në Kinë, ku është kompania e tij mëmë, janë të ndryshme, duke promovuar si të studiojmë më mirë, si të ruajmë natyrën … e kështu me radhë”, sipas Ramës.

Shqipëria është një vend shumë i vogël për t’i imponuar TikTok një ndryshim të algoritmit të tij në mënyrë që të mos promovojë “riprodhimin e ferrit të pafund të gjuhës së urrejtjes, dhunës, bullizmit e kështu me radhë”, shkruan zyra e Ramës në një përgjigje me email drejtuar kërkesës së Associated Press për koment.

Zyra e Ramës tha se në Kinë TikTok “parandalon fëmijët që të thithen në këtë humnerë”

Mbyllja e Tik Tok-ut pritet të shoqërohet nga vendosja e kamerave brenda dhe përreth shkollave, rregulla të reja mbi telefonat celularë gjatë orëve mësimore, me dyfishimin e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, si dhe me koordinim më të fortë mes tyre dhe policisë së shtetit e programe trajnimi dhe bashkëpunim më të ngushtë me prindërit.

Por jo të gjithë ishin dakord me vendimin e Ramës për të mbyllur TikTok.

“Vendimi diktatorial për mbylljen e platformës së mediave sociale TikTok … është një akt i rëndë kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë”, ka thënë Ina Zhupa, deputete e Partisë Demokratike për AP

“Është një akt i pastër elektoral dhe abuzim me pushtetin për të shtypur liritë”, shtoi ajo për Associated Press

Shqipëria mban zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI