Flash

Aplikoi për deputet, këshilltarin e Ballës e bëjnë drejtor të Gjendjes Civile

Lapsi.al 21 December 2024
Aplikoi për deputet, këshilltarin e Ballës e bëjnë

Ndryshimet në Policinë e Shtetit nuk janë të vetmet në institucionet që varen prej Ministrisë së Brendshme. Pas emërimit të Enrik Banushit në krye të Illyrian Guard e rikthimit të Ajet Zyberit në krye të IKMT, së fundi mësohet se është emëruar edhe drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile.

Një burim nga qeveria i tregoi Lapsi.al se në këtë institucion është emëruar Spiro Maliqi. 33-vjeçari ka qenë këshilltar i Taulant Ballës dhe kohët e fundit kishte aplikuar gjithashtu në platformën “Deputeti që duam”.

Kur Balla u emërua Ministër i Brendshëm e mori fillimisht Maliqin si këshilltar në kabinet e më pas e bëri drejtor të Agjencisë së Programeve të Veçanta të Shtetësisë. Maliqi pasoi në atë drejtori Jona Sulin, të besuarën e Ilir Beqajt e Mirela Kumbaros në krye të SASPAC.

Me ardhjen e Ervin Hoxhës nisën lëvizjet për ta larguar nga kjo agjenci, por siç duket është rikthyer prapë në Ministrinë e Brendshme. Lëvizja nuk është e rastësishme nëse kemi parasysh pjesëmarrjen e diasporës kësaj radhe në zgjedhje.

Taulant Ballën si drejtues politik i PS për diasporën do ta lidhë shumë puna me shërbimin e Gjendjes Civile për listat e zgjedhësve, por edhe për koordinimin e operacionit kriminal të patronazhimit që PS ka nisur të bëjë gjithashtu me shqiptarët jashtë vendit.

Thënë të gjitha këto, në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile duhej një njeri i bindur i tij që i ka shumë borxhe Taulant Ballës. Ky i fundit e emëroi Spiro Maliqin, pa bërë ende 30 vjeç, prefekt të Qarkut Elbasan. Më pas e bëri edhe drejtor për pak kohë në Ministrinë e Brendshme.

Zyrtarizimi i Maliqit si drejtor i Gjendjes Civile tregoi burimi i Lapsi.al në qeveri, pritet të bëhet javës tjetër. Me ç’duket Ilva Gjuzi kishte këmbën e mbarë mes të rinjve të platformës “Deputeti që duam”. Ajo u bë zv.ministre e Turizmit kurse Maliqit i ndriti fati i partisë për të marrë drejtimin e Gjendjes Civile.

Në vjeshtë të këtij viti Lapsi.al raportoi për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Vangjush Stavro pas përplasjes me AKSHI-n lidhur me një tender të mirëmbajtjes së sistemit. Stavro i rezistoi presionit për të mos shkelur ligjin dhe kjo solli shkarkimin e tij. Sigurisht, kush përplaset me AKSHI-n, atë që Arben Ahmetaj e ka cilësuar si "kopshtin privat të Edi Ramës", del gjithmonë i humbur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI