Flash

Shifrat/ Emigrantët dynden në Shqipëri për festat

Lapsi.al 22 December 2024
Shifrat/ Emigrantët dynden në Shqipëri për festat

Festat e fundvitit kane rritur ndjeshem numrin e shtetasve shqiptarë që rithehen në vendlindjen e tyre për të kaluar ditët festive. Në të gjitha pikat kufitare dhe portet kryesore të vendit përgjatë këtyre ditëve ka pasur lëvizje të shtuara.

Në pikën kufitare të portit të Vlorës ka pasur rritje të konsiderueshme të fluksit të udhëtarëve. Mëngjesin e kësaj të diele 1015 pasagjerë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Itali, kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të kaluar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre. Autoritetet e kufirit kanë shtuar masat për përballimin e këtij fluksi, duke garantuar kalimin e shpejtë dhe të sigurt të pasagjerëve, teksa numri i udhëtarëve pritet të rritet edhe më shumë në ditët në vijim.

Agron Brataj, përfaqësues i një agjencie udhëtimesh, ka deklaruar se prenotimet për udhëtimet e fundvitit do të vazhdojnë deri më datë 31 dhjetor, duke nënkuptuar se fluksi i pasagjerëve do të jetë i pandërprerë deri në fund të vitit.

Ndërkohë, emigrantët që kanë mbërritur në Vlorë, kanë uruar një vit të ri sa më të mbarë për të gjithë shqiptarët.

Për të përballuar fluksin e pasagjerëve në portin e Durrësit kanë nisur lundrimet e dyfishta të trageteve të linjave Durrës-Bari, Durrës–Ankona dhe anasjelltas. Kjo fundjave ka arritur maksimumin me 2000 pasagjerë për çdo traget, 4000 nga Bari dhe 1800 nga Ankona. Sipas informacioneve, në periudhën janar-nëntor të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 716.214 pasagjerë.

Lexo më tej: Ekskluzive/ Ç’ndodh brenda pallatit të Trump, Mar-a-Lago 

Gjatë 24-orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar te Kapshticës janë regjistruar 6303 hyrje dhe 2444 dalje. Për të përballuar fluksin pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve duke i alternuar me pas ne varesi te situates. Nga autoritetet doganore bëhet me dije se fluksi me i larte pritet te regjistrohet në Vigjilje të Krishtlindjes e më pas në ditët e fundit të vitit.

Ndërsa në pikën kufitare të Kakavijës në 24 orët e fundit janë përpunuar 9667 shtetas, nga të cilët 7140 në hyrje dhe 2527 në dalje, si dhe 2898 mjete, nga të cilat 2127 në hyrje dhe 711 në dalje. Në palën shqiptare punohet me 4 sportele dhe nuk ka radhë të gjata, ndërsa pala greke po punon me dy sportele.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI