Flash

Gjekmarkaj: Policëve u thashë kush isha, por më shtynë sikur të isha leckë

Lapsi.al 23 December 2024
Gjekmarkaj: Policëve u thashë kush isha, por më shtynë sikur

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka vizituar në Spitalin e Traumës deputetin demokrat Agron Gjekmarkaj. Nënkryetari i Parlamentit u rrëzua pa ndjenja gjatë mosbindjes civile të opozitës këtë të hënë.

Lideri i PD-së që akuzoi policinë se e ka shtyrë. Pas kësaj, ai zgjodhi që ta vizitonte në Spitalin e Traumës, aty ku dhe Gjekmarkaj u dërgua me urgjencë.

"E mbaj mend kur u rrëzova. E mbaj mend shumë mirë. Edhe iu drejtova që jam nënkryetari i Parlamentit, jam profesor në universitete. Më përbuzën, më shtynë sikur të isha leckë. Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë" - tha Gjekmarkaj.

“Gjekmarkaj po merr ndihmën e parë, është vizituar nga mjekët me përgjegjësi, do qëndrojë sonte në vëzhgim dhe shpresojmë që gjendja e tij të mos përkeqësohet natën, por të përmirësohet dhe të largohet nesër nga spitali. Zoti Gjekmarkaj është rrethuar në mënyrën më të pakonceptueshme nga 15 narkokomisarë dhe policë”, - tha Berisha më herët per mediat. 

"Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë. Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta" - thuhej në njoftimin e policisë.

Pas kontrollit tek Spitali i Traumës, Gjekmarkaj më pas, me urdhër të mjekëve u nis drejt QSUT-së për ndihmë më të specializuar. Policia e shteti i hodhi poshtë këto akuza. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI