Flash

Kriminale/ 2-vjeçari mbetet pa kimio, mungon ilaçi te Onkologjiku

Lapsi.al 24 December 2024
Kriminale/ 2-vjeçari mbetet pa kimio, mungon ilaçi te Onkologjiku

Kriminale mund të konsiderohet ajo që po ndodh me mungesën e kimioterapisë për të sëmurët me kancer në spitalin e Onkologjikut.

Së fundmi gazetari Osman Stafa ka publikuar rastin e vogëlushit 2 vjeçar të diagnostifikuar me tumor dhe prej 10 ditësh është pa asnjë lloj trajtimi.

2 vjeçari mbahet në spital pa asnjë lloj trajtimi ndërkohë që ka nevojë për medikamentin "ACTINOMYCIN D" që ashtu si shumë medikamente të tjera mungojnë në këtë spital.

“Po të gjendet ilaçi, e lufton 75% të sëmundjes që ka fëmija. Kur nuk gjendet ilaçi, mjekohet me një tjetër por ulet mundësia e shërimit. Unë si nënë ndihem shumë e zhgënjyer prej shtetit tonë sepse as këtë medikament nuk e siguron për fëmijën, atëherë si të rrimë ne këtu?”- u shpreh nëna e vogëlushit.

Ajo i bëri thirrje edhe kryeministrit Edi Rama dhe ministres Albana Koçiu që të ndërhyjnë për të siguriar ilaçet themelore për mbijetesë.

Postimi i plotë i Osman Stafës:

ËSHTË VETËM 2 VJEÇ VUAN NGA KANCERI!

ÇFARË FAJI KA KY VOGËLUSH QË NUK KA KIMIO NË SPITAL?

ÇFARË MËKATI KA BËRË KY DJALË QË SHTETI SHQIPTAR, MINISTRIA E SHËNDETËSISË, NUK I MUNDËSON KIMIOTERAPINË?

DUHET TË KISHTE NISUR TRAJTIMI I TIJ ME KIMIO.

DJALI PO HUMBET KOHË TË VYER, PËR TË LUFTUAR PËR SHANSET E TIJ.

PREJ GATI 10 DITËSH, ËSHTË PA TRAJTIM.

MBAHET ATY NË SPITAL, PA DITUR ÇDO BËHET ME TË. KA NEVOJË PËR MEDIKAMENTIN "ACTINOMYCIN D".

A NUK ËSHTË KJO KRIMINALE?

A NUK ËSHTË VEPËR PENALE?

Ministre e Shëndetësisë Albana Koçiu shko takoje djalin, e ke tek Pediatria Onkologjike, shko thuaji nënës së djalit se kur do të vijë ilaçi.

Kryeministri Edi Rama, kërkojini mikes suaj, Kryeministres Italiane, t'u bëj një nder e t'u japë mjekimin për këtë djalë, se Italia e ka. Është urgjent rasti i këtij djali. Kërkoni informacion, se mjekët e dinë sesa e fortë është sëmundja që po përballet ky fëmijë.

p.s Ju lutem, kush i njeh, tua nisin këtë post Prokurorit të Tiranës, Hysni Mulaj,

Gjyqtarit të Shkallës së Parë, Albert Meça, si dhe Gjyqtarit të Apelit, Dritan Hasani.

Ja pasojat e vendimeve tuaja.

Po të hetohej, dhe të viheshin përpara përgjegjësisë përgjegjësit, kjo situatë s'do ishte e tillë më.

Ky është një ndër rastet e shumta të denoncuara kur mungojnë ilaçe thelbësore për të mbajtur në jetë njerëzit e sëmurë me tumor.

Pavarësisht denoncimeve, duket se ende nuk ka ndërhyrje konkrete për të siguruar ilaçet që shpëtojnë jetë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI