Flash

Nëna e Martinit: Dyshoj se ngjarja po manipulohet, u besoj fjalëve të shokut të tij

Lapsi.al 19 December 2024
Nëna e Martinit: Dyshoj se ngjarja po manipulohet, u besoj fjalëve

Nëna e 14-vjeçarit të vrarë nga bashkëmoshtari i tij në shkollën “Fan Noli” ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion”. Florina Cani u shpreh se u beson fjalëve të Luisit, shokut të Martinit i cili gjithashtu mbeti i plagosur në atë ngjarje që thotë se kanë qenë dy persona të cilët kanë gjuajtur me thikë. Nëna e Martinit bën thirrje për zbardhjen e rastit ku sipas saj, ngjarja është manipuluar.

"Po kemi folur me Lusin. Luisi i ka thënë fjalët e veta. Luisi i qëndron atyre fjalëve dhe unë nuk e di pse nuk i besojnë Luisit. Ai pretendon se kanë qenë dy goditës me thika. Mund të kenë qenë dy, por mund të kenë qenë edhe më shumë, këtë nuk e di, por ama Luisi këmbëngul që kanë qenë dy veta. Luisi me thotë që më kanë goditur pas shpinë.

Shqetësimi im më i madh është se këtu nuk ka siguri. Unë jam nëna biologjike dhe më pas vjen mësuesi, sepse mësuesi është nëna e dytë për fëmijët. Unë isha e sigurtë që e kam fëmijën në shkollë dhe jo Martini të grindet me fëmijë. Ata kishin mundësi t’i parandalonin ata dy fëmijë, sepse fëmijë ishin. Aty flitet që mbaheshin thika nëpër çanta. Nuk besoj që ajo ishte aq e lehtë sa për ta kaluar. Nuk është aq e lehtë të bashkosh dy fëmijë në atë moshë sepse ata janë adoleshentë.

"Po ato që ka dëshmuar Luisi unë i besoj dhe nuk dua që të mbulohet ajo që thotë Luisi sepse unë besoj se këtu ka manipulim sepse për çdo lloj rasti zbulohet brenda pak minutash ndërsa unë jam bërë një muaj që po rënkoj e qaj dhe askush nuk më jep përgjigje" - tha nëna e Martinit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI