Flash

Flet nëna e Martinit: Shkolla fajtore për ngjarjen, nuk më njoftuan për sherrin

Lapsi.al 19 December 2024
Flet nëna e Martinit: Shkolla fajtore për ngjarjen, nuk më

Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra pranë shkollës “Fan Nolit” dyshon se ngjarja po manipulohet. Florina Cani e ftuar në emisionin 'Opinion' u shpreh se Martini ishte "busulla e familjes" për të cilin ajo la punën në arsim vetëm për të rritur djalin e saj, Martinin.

Gjithashtu nëna e Martinit tregoi edhe momentin kur e mori vesh lajmin e trishtë. Cani tha se nuk e ka mësuar shkakun e sherrit të djalit të saj, ndërsa shprehet e trishtuar që mësuesja dhe drejtoria e shkollës nuk e ngushëlluan.

"Unë e them me shumë nga thellësia e shpirtit faji është nga porta e shkollës. Mua duhet të më kishin lajmëruar për sherrin e të premtes. Patjetër që ata e dinin. Duhet të më kishin njoftuar në telefon. Mësuesja kujdestare, unë isha vetë mësuese dhe pa i përcjellë fëmijët nëpër rrugica nuk ikja në shtëpi.

Unë kam dy fëmijë edhe kanë të njëjtin gjak edhe kur ziheshin unë do të rija 1 orë rreth shtëpisë nëpër dhoma për ti parë se mos ziheshin prapë dhe jo dy fëmijë që nuk njiheshin dhe ata i bashkuan aq shpejtë. Si ka mundësi që bashkohen ata fëmijë aq shpejt. Mua më lind kjo dhe kështu e logjikoj, që nuk mund t’i bashkosh aq shpejt.

Nuk e kam mësuar shkakun e sherit sepse mësuesja kujdestare nuk më ka telefonuar dhe nuk më ka ngushëlluar. As drejtoria e shkollës. As nuk kanë ardhur dhe kur më morrën në telefon pas një jave nuk i pranova unë. Kështu e logjikova unë. Pas një jave çfarë kuptimi kishte kur unë e kisha humbur djalin dhe unë nuk kisha marrë asnjë njoftim nga ato" - tha ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI