Flash

Drògē me postë nga SHBA dhe Tajlanda, arrestohen tre persona

Lapsi.al 19 December 2024
Drògē me postë nga SHBA dhe Tajlanda, arrestohen tre persona

Nga kontrolli  i sektorit të sigurisë me skanim  të objekteve postare me pajisjet moderne të pajisur nga BE, u evidentuan dy koli të dyshimta me origjinë nga Tajlanda dhe një tjetër nga SHBA, ku u krijua dyshimi për lëndë narkotike të llojit marijuhane.

Çështja pasi iu referua prokurorit të gatshëm, u vendos të kryhet procedura me dorëzim të kontrolluar duke zëvendësuar lëndën narkotike. Rasti u ndoq nga strukturat përgjegjëse të Policisë me specialistët e antidrogës. Në vijim të hetimit dje u bë i mundur ndalimi i një shtetasi në Tiranë dhe po sot u krye ndalimi i një shtetasi tjetër në Elbasan.

Theksojmë se zbulimi i lëndës narkotike u krye në një bashkëpunim të shkëlqyer dhe në kohë reale midis specialistëve të doganës Tiranë, specialistëve të sigurisë të Postës Tranzite dhe Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Detaje nga policia: 

-Si rezultat i operacionit të koduar “Destinacioni 1” u godit një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike cannabis sativa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar. Për këtë veprimtari kriminale, u arrestua në flagrancë shtetasi Ermal Halili, 34 vjeç, banues në Elbasan, dhe u shpall në kërkim shtetasi E. D., 24 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2.3 kg cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, e parashikuar për t’u shitur në Elbasan, me vlerën 45 000 euro, 170 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë që u gjet në banesën e shtetasit E. D., shuma parash, celularë dhe automjete të përdorura për këtë veprimtari kriminale.

-Si rezultat i operacionit të koduar “Destinacioni 2” u godit një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike cannabis sativa nga Tajlanda në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar. Për këtë veprimtari kriminale u arrestuan në flagrancë shtetasit: Bruno Lila, 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. L., 18 vjeç dhe E. L., 18 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.7 kg cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, e parashikuar për t’u shitur në Tiranë, me vlerën 23 000 euro, shuma parash, celularë dhe automjete të përdorura për këtë veprimtari kriminale.

Të këshilluara

Arrestohet boksieri shqiptar Florian Marku

Boksieri i njohur shqiptar Florian Marku është arrestuar mbrëmjen e sotme në Gjermani. Ndaj Marku ka qenë në fuqi një dënim me 7 vite burg nga drejtësia grek...

22:11

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI