Flash

"Arrestove Adem Jasharin"/ Berisha përplaset me PS në Kuvend: Dënoni gjeonocidin serb

Lapsi.al 19 December 2024
"Arrestove Adem Jasharin"/ Berisha përplaset me PS në

Parlamentet e Shqipërisë dhe Kosovës do të mblidhen të premten në Prishtinë në një seancë të përbashkët. Në të pritet të flasin kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti. Një ditë para mbajtjes së kësaj seance, ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje që parlamenti shqiptar të miratojë rezolutën kundër gjenocidit serb në Kosovë.

“Të ndërprisni menjëherë punimet, të sillni këtu rezolutën për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë, se përndryshe ulja juaj në parlamentin e Kosovës është më e largët si përfaqësues të Shqipërisë dhe më e afërt si përfaqësues të Serbisë. Sepse, ju keni refuzuar rezolutën. Votoni sonte rezolutën e dënimit të gjenocidit serb në Kosovë, në mënyrë që të shkoni nesër si përfaqësues të shqiptarëve, dhe jo si ata që nuk njihni krimet e shëmtuara” – tha Berisha.

“Unë, po ju them ju këtu, që në librat e gjenocidit ato janë të përshkruara si krimet më të padëgjuara ndonjëherë në histori, dhe ju e hidhni poshtë këtë. Prandaj, zonjë, çfarë të të them unë ty. Merr, silleni rezolutën ta votoni. Të votoni një ndjesë publike për sanksionet që i vutë Kosovës të parët në Europë” – shtoi Berisha.

Më pas ai kërkoi që të votohej një ndjesë publike për ndalimin që sipas tij iu “bë himnit për Adem Jasharin “Mora fjalë”, dhe u fsheh pastaj se zëvendësuan me një këngë shumë të bukur, nuk e mohoj, “Rrjedh në këngë e ligjërime”, për Shqipërinë, por nuk zëvendësohej se, ajo e zuri vendin”.

Shkurte Fejzën e ftuan, ishte në stadium dhe tani u erdhi telefoni i kuq nga Beogradi dhe e hiqni ju atë. Si do shkoni ju atje? Hidhe në votë propozimin tim. Moj zonjë, hidhe në votë propozimin tim, kaq. Jeni dakord, të ndërpresim seancën dhe të sjellim rezolutën, apo s’jeni dakord? Këtë kërkoj unë!” - e mbylli Berisha. 

Nga PS fillimisht iu përgjigj kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

“Këto provokime janë të pavend dhe të paparshtashme. Nesër do dalim me një deklaratë të përbashkët, do jetë e qartë për të gjithë çështjet, nga rruga evropiane tek kërkesa e rrugëtimit të Kosovës, për çështjet e sigurisë në rajon. Nuk është vendi për të bërë politikën e ditës me Kosovën", - deklaroi Spiropali.

Më pas seanca plenare vijoi me debate mes Berishës dhe Taulant Ballës për çështjen e Adem Jasharit.

"Adem Jasharin e arrestuat ju. Sa i përket dhembshurisë së madhe për atë që do të marri liken ë facebook për këngën e mikut tim Naim Gjoshit. Kënga as ka thënë dikush se është ndaluar. I kam thënë Shkurtes mos i beso gojëve të liga. Meqë nesër kemi takimin e Kuvendeve le të themi ca rrena se ecin shumë shpejt. Mos lejoni të flasin për futboll njerëz që nuk marrin vesh nga futbolli" - tha ministri Balla.

Nuk mungoi përgjigjja e Berishës. 

"Arrestimi i Adem Jasharit është trillim serbo-shqiptar i turpshëm. Nuk ka ndodhur kurrë. U trajnua 1992 1993 dhe nuk është arrestuar kurrë në asnjë rast. Ata të cilët e hapën këtë shpifje e morën në Beograd dhe e sollën në Tiranë. Rezolutën e keni rrëzuar, e keni vonuar dy vjet. Votojeni sonte që të hiqni njollën e zezë kundër jush. Nuk po bëj politikë unë. Janë jetët e njerëzve shqiptarë që janë vrarë. Ju keni frikë nga Beogradi" - tha Berisha. ©LAPSI.al.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI