Flash

Shehaj: Për herë të parë ndodh që një përfaqësues i opozitës dhunohet nga opozita

Lapsi.al 19 December 2024
Shehaj: Për herë të parë ndodh që një

Agron Shehaj, kreu i partisë ‘Mundësia', duke komentuar përplasjen me deputetë të opozitës në sallën e Kuvendit, tha se si përfaqësues i opozitës i kërkoja Ballukut të shpjegonte vjedhjen e 1.3 mld eurove, ndërsa u largova dhunshëm nga foltorja e Parlamentit jo nga Garda, as nga mazhoranca, por nga opozita.

Shehaj tha se opozita dhunoi një përfaqësues të opozitës mesa duket pasi oligarku që ka marrë atë konçensionin 1.3 mld euro ka lidhje edhe me opozitën.

“Ushtrohet dhunë brenda Kuvendit të Shqipërisë, edhe Garda nuk guxon të dhunojë deputetët. Unë e kam thënë edhe më parë se nuk ka koalicion me PD në zgjedhje. Raporti me PD është ndarë prej kohësh. Nuk ndihem mirë që të shkosh në Kuvendin e Shqipërisë dhe të dhunohesh brenda Kuvendit nga një përfaqësues i opozitës tregon se duan të mbajnë me çdo kusht sistemin, për të mbajtur me çdo kusht pushtetin”, tha Shehaj.

Ai tha se është hera e parë në këto 33 vjet që një opozitar që denoncon një skandal të Qeverisë, dhunohet nga një përfaqësues i opozitës, nuk dunohet as nga mazhoranca as nga Garda.

Shehaj tha se Flamur Noka shkoi në foltoren e Kuvendit me qëllim për t’i mbyllur gojën. “Flamur Noka erdhi me qëllimin e qartë për të më mbyllur gojën mua që po denoncoja skandalin”, tha Shehaj.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI