Flash

5 vjet SPAK, Lubonja: Dumani i di kufijtë, nuk hyn në territoret e politikës

Lapsi.al 19 December 2024
5 vjet SPAK, Lubonja: Dumani i di kufijtë, nuk hyn në territoret e

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se këto 5 vjet të SPAK është rritur perceptimi i korrupsionit dhe vetë korrupsioni në Shqipëri. Në këtë drejtim, Lubonja ngriti një pyetje për SPAK se si ka mundësi që këta njerëz që tashmë janë të prekshëm nuk kanë frikë kur bëjnë korrupsion, apo si ka mundësi kur pastrimi i parave bëhet përmes kullave dhe asnjë kullë nuk sekuestrohet?

“Keni dosjen e Elbasanit ku vetë Dumani flet për lidhjet e krimit me politikën, por këtë territorin e politikës, vetë SPAK nuk e prek, aty ndalet”, - tha Lubonja.

Ai theksoi se ardhja e zyrtarit të DASH duhet parë në dy aspekte: mbështetje ndaj SPAK ndaj mirëqeverisjes së Edi Ramës, meqë ky institucion u ngrit në kohën e Qeverisë socialiste, apo si një mbështetje ndaj SPAK për shkak të kërcënimeve nga ai Komisioni Xhafaj, pra nga Edi Rama?

Lubonja tha se janë disa njerëz që janë lobuar nga Soros dhe vijnë në Shqipëri për të marrë pjesë në celebrime të tilla, sikundër ndodhi sot.

“Këta njerëz vijnë të na mësojnë se çfarë është ligji dhe pastaj na mësojmë si të shkelim Kushtetutën, pasi me Kushtetutë nuk lejohen dy mandate të prokurorëve të SPAK”, - tha Lubonja. /BW

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI