Trauerminute für den verstorbenen Sohn von Meschack Elia. In tiefer Anteilnahme für Meschack Elia und seine Angehörigen: In den Minuten vor dem Anpfiff des Spiels Stuttgart - YB ist eine Trauerminute abgehalten worden. Beide Teams spielen heute mit Trauerflor.#bscyb #ybforever pic.twitter.com/6p7QbcJYgQ
— BSC YOUNG BOYS (@BSC_YB) December 11, 2024
Mesazhi i Young Boys pas tragjedisë
Klubi zviceran shprehu mbështetjen e tij për sulmuesin: “BSC Young Boys është i tronditur dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Meschack Elia dhe familjen e tij. I urojmë atij dhe të afërmve të tij shumë forcë dhe besim. Ne do të jemi pranë tij dhe do ta mbështesim në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë kësaj kohe të vështirë”Gjithashtu, klubi gjerman Stuttgart publikoi një mesazh ngushëllimi për lojtarin: “Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për Meschack Elia dhe familjen e tij. Mendimet tona janë me ju dhe ju urojmë forcë në këtë moment të vështirë”. Pas lajmit të trishtë, Elia la menjëherë grumbullimin në Gjermani për të udhëtuar drejt Bernës dhe më pas të bashkohej me bashkëshorten dhe djalin tjetër në Kongo. Ngjarja ka tronditur të gjithë ekipin e Young Boys, i cili ka ndjerë dhimbjen e madhe të shokut të tyre. “E kam përqafuar Meschack për disa minuta, duke qarë,” tha trajneri i tij Joël Magnin pas ndeshjes. “Është shumë e ndërlikuar, por do ta mbështesim të gjithë dhe do të jemi pranë tij sa më shumë që të jetë e mundur”.Tragische Nachricht: Todesfall in der Familie von Meschack Elia Medienmitteilung: https://t.co/3RPnCFWqO3 pic.twitter.com/j4HO6bgSjD
— BSC YOUNG BOYS (@BSC_YB) December 11, 2024