Një performancë që mahniti Scholes
Për Manchester City ishte e vështirë të kontrollonte lëvizjet e Yildiz, i cili nuk ofroi pika referimi të qarta, duke lëvizur vazhdimisht në të majtë dhe duke u futur në qendër sa herë e kërkonte rasti. Paraqitja e turkut mori vlerësime të shumta, përfshirë edhe ato të Paul Scholes, një legjendë e futbollit europian dhe botëror, ish-shtyllë e Manchester United dhe aktualisht opinionist televiziv. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të sfidës mes Juventusit dhe City, Scholes publikoi një histori në llogarinë e tij në Instagram, ku i habiti të gjithë: “Kush ka*in është ky Yildiz?”Kenan Yildiz vs Man City pic.twitter.com/iRcRSnYJHJ
— * (@jaraaxzz) December 11, 2024
Postimi i Scholes në rrjetet sociale
Kjo pyetje retorike shprehte qartë habinë dhe admirimin e tij pas paraqitjes së Yildiz kundër City. Postimi shoqërohej me duartrokitje dhe logon e Juventus, duke i dhënë më shumë peshë komplimenteve për lojtarin dhe klubin. Me sa duket, Scholes nuk kishte ndjekur me vëmendje më parë një ndeshje të Juventus, veçanërisht performancat e Yildiz, ndaj reagimi i tij ishte aq i habitur. Nuk është rastësi që një ish-lojtar i United vuri në pah një talent që tashmë ka tërhequr vëmendjen e “Djajve të Kuq” të Amorim.