Flash

15 stadiume ultramoderne për Botërorin 2034: FIFA zyrtarizon vendin e turneut

Lapsi.al 11 December 2024
15 stadiume ultramoderne për Botërorin 2034: FIFA zyrtarizon vendin e

FIFA ka zyrtarizuar që Kampionati Botëror 2034 do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Për herë të parë në histori, ky vend i Lindjes së Mesme do të jetë mikpritës i turneut më të rëndësishëm të futbollit, dhe nuk kishte asnjë kandidat tjetër që të rivalizonte gjatë paraqitjes së ofertave. Zgjedhja nuk ishte e komplikuar, pasi Arabia Saudite ishte e vetmja që garonte për organizimin e turneut që do të zhvillohet pas më pak se dhjetë vitesh.

Ky është një hap tjetër vendimtar për federatën saudite, e cila synon të luajë një rol të rëndësishëm në futbollin botëror. Pas përforcimit të kampionatit kombëtar me transferime të jashtëzakonshme dhe ardhjen e lojtarëve të mëdhenj nga skuadrat më të mira të Evropës, futbolli saudit po përgatitet për kurorëzimin e tij që do të ndodhë pikërisht me Kupën e Botës. Ashtu si në Katar, ka shumë mundësi që turneu të luhet në dimër. Gjithashtu, FIFA ka zyrtarizuar vendet pritëse për Kampionatin Botëror 2030, të cilat janë Argjentina, Paraguai, Uruguai, Maroku, Portugalia dhe Spanja.

Arabia Saudite fiton të drejtën për Botërorin

Për shkak të rrotacionit kontinental, organizimi i Kampionatit Botëror duhej të bëhej nga një vend i konfederatave aziatike ose oqeanike. Në këtë kontekst, asnjë shtet tjetër nuk mund të mbante hapin me Arabinë Saudite. Indonezia dhe Australia tërhoqën shpejt kandidaturat e tyre, duke lënë Arabinë Saudite si të vetmen kandidate, e cila ka infrastrukturë të përshtatshme për të pritur një turne të tillë madhor. Gjatë viteve të fundit, ky vend ka marrë një pjesë të rëndësishme të organizimit të sporteve të ndryshme, nga gara automobilistike deri te tenisi, dhe futbolli është kulmi i këtij projekti.

Lexo më tej: Botërori për Klube, 600mln të garantuara: ja si FIFA do ndajë shifrën për 32 ekipet

Dosja e paraqitur nga Arabia Saudite përfshin 15 stadiume ultramoderne, të shpërndara në qytetet kryesore të vendit. Ashtu si në Katar, edhe këtu Kampionati Botëror do të luhet në dimër ose në vjeshtë të vonë. Vera saudite është tepër e nxehtë, ndaj do të jetë e nevojshme që kampionatet kombëtare të ndërpriten në mes të sezonit, ndonëse gjithçka duhet të balancohet me fillimin e Ramazanit, i cili në vitin 2034 nis më 11 nëntor.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI