Flash

Milan përjashton Boban nga festa e 125-vjetorit, ai e thotë live: “Nuk më kanë ftuar”

Lapsi.al 11 December 2024
Milan përjashton Boban nga festa e 125-vjetorit, ai e thotë live:

Milan luan sonte në Champions League kundër Crvena Zvezda. Një fitore do t’i vendoste kuqezinjtë në një pozicion më të qetë për kualifikimin në fazën e 1/8-ave ose për të siguruar pjesëmarrjen në playoff pa probleme. Një sfidë që u diskutua dhe analizua në vigjilje edhe në studiot e Sky, gjatë emisionit Champions League Show, që trajton ndeshjet e skuadrave italiane dhe jo vetëm. Në transmetim të drejtpërdrejtë, të ftuar ishin Cambiaso, Capello dhe Zvonimir Boban.

Ish-mesfushori i famshëm i kuqezinjve foli për Milan në përgjithësi, duke u ndalur më pas tek një temë e përmendur nga vetë Capello, që lidhej me festën për 125-vjetorin e klubit. Ish-trajneri i Milan theksoi se nuk do të ishte i pranishëm për shkak të një angazhimi të mëparshëm, dhe Boban e shfrytëzoi këtë rast për të bërë një njoftim: “Kam pasur, kam dhe do të kem përjetë një dashuri të madhe për këtë shoqëri të mrekullueshme, e cila nuk më ka ftuar për 125-vjetorin, por nuk ka problem – shpjegoi Boban –. Më vjen keq, sigurisht, por nuk e them me mëri.”

Përplasja me Elliott

Boban nuk ka pasur një histori të lehtë me Milan, pas largimit të tij katër vite më parë, gjatë periudhës së pronësisë së mëparshme të klubit nga Elliott dhe pasojave ligjore që pasuan. Megjithatë, ai kishte menduar se administrata e re, e udhëhequr nga Cardinale, mund ta kishte marrë parasysh kontributin e tij si një nga figurat e mëdha të së kaluarës së klubit.

Lexo më tej: Dështimi në Champions, Boban dërrmon teknikun Fonseca: "Milan nuk luajti për një orë"

“Do të festoj 125-vjetorin duke qenë krenar që kam qenë pjesë e tij,” – shpjegoi ai. – “Djali im është një tifoz i çmendur i Milan dhe do ta ndjekim ndeshjen kundër Genoas me shpresën për një fitore dhe për një atmosferë në stadium të denjë për këtë klub. Nuk kam asnjë dyshim për këtë, duke pasur parasysh tifozët.”

Boban shpjegon çfarë përfaqëson Milan për të dhe familjen e tij

Boban foli me pasion për dashurinë e tij ndaj klubit, skuadrës dhe tifozëve: “Kur kupton sa elegant dhe fitimtar është ky klub, nuk mund të shkëputesh më nga këto ngjyra”. Sigurisht, mospërfshirja e tij në këtë event ka bërë bujë, veçanërisht sepse çështja Boban i përkiste pronësisë së vjetër dhe jo asaj aktuale. Megjithatë, analisti i Sky e pranoi vendimin, duke mos fshehur një ndjenjë të lehtë zhgënjimi. Vetë Capello shtoi me humor: “Ta jap unë biletën time, më kanë ftuar, por do të jem jashtë vendit dhe nuk mund të shkoj…”

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI