Flash

Atalanta ‘kërcënon’ të lërë Real pa Champions: teste delikate për Inter e Bayern

Lapsi.al 10 December 2024
Atalanta ‘kërcënon’ të lërë Real pa

Në raundin e gjashtë të Champions League 2024-2025 do të luhen ndeshje shumë të rëndësishme. Atalanta do të presë Real Madrid në Bergamo, Inter do të luajë në Leverkusen kundër Bayer, ndërsa Liverpool do të udhëtojë në spanjë për tu përballur me Girona. Ndeshje me interes të madh dhe me nivel të lartë teknik, të cilat do të tregojnë edhe më shumë mbi renditjen e tetëshes në Europë.

Inter do të jetë në BayArena për të vazhduar rrugëtimin e tij të pamposhtur në Europë: katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshje, shtatë gola të shënuar dhe asnjë gol të pësuar. Një bilanc perfekt për kampionët e Italisë në fuqi, të cilët janë të dytë në klasifikimin e përgjithshëm të formatit të ri të Champions League dhe duan të sigurojnë sa më shpejt kualifikimin për në çerekfinale. Përballë do të kenë Bayer Leverkusen, një skuadër të frikshme të udhëhequr nga Xabi Alonso, kampionen e Gjermanisë dhe një nga skuadrat më të mira të Europës, që synon një vend në tetë skuadrat më të mira të kontinentit.

Lexo më tejReal Madrid tronditet, dëmtohet edhe Vinicius: do të mungojë për një kohë të gjatë

Atalanta, nga ana tjetër, do të përballet me një tjetër moment historik: Dea do të presë në Gewiss Stadium Real Madrid nën udhëheqjen e teknikut Carlo Ancelotti dhe mund të japë përgjigje shumë të rëndësishme për të ardhmen e kampionëve të Europës në këtë turne. Edhe pse Atalanta është në vendin e 5-të falë paraqitjeve të shkëlqyera, Real Madrid po kalon një moment të vështirë dhe është në luftë për të mbajtur vendin në ‘zonën e playoff’. Një gabim i mundshëm mund t'i kushtojë shumë skuadrës së Mbappé e të tjerëve.

League Stage Champions League

18:45 Dinamo Zagreb - Celtic

18:45 Girona - Liverpool

21:00 Atalanta - Real Madrid

21:00 Bayer Leverkusen - Inter

21:00 Brest - PSV Eindhoven

21:00 Club Brugge - Sporting CP

21:00 RB Leipzig - Aston Villa

21:00 RB Salzburg - Paris Saint-Germain

21:00 Shakhtar Donetsk - Bayern Munich

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

40°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI