Flash

Martini nuk fiton prej 9 javësh: “Ishim më mirë se Tirana”

Lapsi.al 9 December 2024
Martini nuk fiton prej 9 javësh: “Ishim më mirë se

“Mendoj se ishim më mirë se Tirana, sidomos në pjesën e parë. Bëmë një tërheqje mbrapa dhe prej kundërshtarit sepse Përgjoni u fut në qendër. Prengaj na prishi punë. Ne kishim ardhur sot për të fituar ndeshjen”. Edi Martini futet çdo javë për të fituar ndeshjen, por suksesi i mungon që prej një faze më parë, kur mundte pikërisht Tiranën në Durrës. Këtë herë vetëm një 0-0 që ngadalëson edhe më shumë bregdetarët: “Jam i kënaqur se luajtëm kundër Tiranës në Tiranë, më mirë kështu se një humbje dhemb, sidomos për gjendjen e lojtarëve. Pas ndeshjes i pashë djemtë e mërzitur sepse kishin mundësi dhe donin ta fitonin ndeshjen”.

Martini pastaj shpreh keqardhjen për mosshfrytëzimin e situatave, që mund të kishin prodhuar tjetër rezultat: “Më vjen inat sepse në pjesën e parë kishim shumë raste ku Torrja dhe Arifi na dilnin të lirë. E kuptoj që nervoziteti. Më vjen keq për ato raste se ishim shumë herë në superioritet numerik. Sidomos në pjesën e parë, na mungon pasi i fundit dhe qetësia para porte. E kuptoj dhe nervozitetin e lojtarëve në fushë”.

Lexo më tej: Video/ Magani njësoj si Shkëmbi, Tirana vetëm barazon: Teuta një fazë loje pa fitore

MAGANI: “TEUTA ISHTE NË NJË DITË TË MIRË”

“Sot në fakt, duke pasur parasysh që rezultatet e fundit nuk i kemi pozitive, se për shkak të pozicionit në renditje që nuk është fare i mirë, u futëm për të marrë tre pikët”. Gugash Magani nuk po arrin ti gëzohet fitores, për të katërtën javë radhazi. Që nga debutimi në Ballsh, bardheblutë nuk po e gjejnë fitoren, të ndalur në barazim edhe me Teutën. “Rrezikuam me vendosjen në fillim, bëmë skuadër mese ofensive. Por e nisëm keq lojën, në minutat e parë nuk patëm kontroll e stabilitet, ndryshuam diçka në vende. Përgëzoj çunat për kontributin, dua të veçoj edhe portierin kundërshtar që ishte në një ditë të mirë sot”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

40°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI