Flash

“Më shijoi të mundja Partizanin” Dede i ekzaltuar, Anicic: “Bylis më I mirë se ne”

Lapsi.al 9 December 2024
“Më shijoi të mundja Partizanin” Dede i ekzaltuar, Anicic:

“E mira nuk ka fund, e mira është që sakrifica u kurorëzua me tre pikë. Po bëjmë performanca të mira. Nuk dua të jem modest, por këtë radhë kisha besim”. Nevil Dede feston fitoren përballë kryesuesve, që tani qendrojnë në vendin e dytë. Bylis është vërtetë në vështirësi, por pikët që e ndihmojnë të dalë nga zona e rrezikut. “Ajo që ka rëndësi janë pikët tani. Ky është rezultat i mirë se është ndaj Partizanit, se nuk është kollaj dhe nuk e mund gjithmonë. Ne dy herë goditëm, por edhe falëm gol e shpërdoruam”.

Dede pastaj analizoi duke evidentuar cfarë bëri diferencën në favor të skuadrës së tij sot: “Partizanit i mungoi Rrapaj sot, po të ishte ai do na vinin në vështirësi shumë më të mëdha. Më behet qejfi për lojtarët, si dalin në sulm, si sakrifikojnë për njëri-tjetrin. Futbolli është lojë gabimesh, por me kohën që kemi në dispozicion, mund të përmirësohemi gradualisht. Me buton është e vështirë që të rregullosh gjithçka”.

ANCIC: “ISHIN MË MIRË NË SHUMË ASPEKTE”

“Fillimisht dua të përgëzoj ekipin kundërshtar. Mendoj se ishin më mirë se ne në shumë aspekte të lojës, ne na mungoi agresiviteti dhe lufta sportive”. Me këto fjalë e nisi deklaratën e tij të Dragan Ancic, ndihmësi i Veselinovic, që ishte i skualifikuar në tribunë, për kartonin e kuq të marrë në javën e kaluar. “Mungesa e trajnerit në pankinë? Patjetër që ka ndikim, por nuk është arsyeja kryesore, pasi ne punojmë bashkë, organizojmë gjërat bashkë”.

Lexo më tejPartizani humbet pathyshmërinë me Veselinovic, që ishte në tribunë: Bylis fiton 2-1

Ancic u ndal pastaj te Rrapaj, që mungoi sot në fushë, por do të jetë një mungesë për tu kulmuar, duke qenë se është transferuar në Ukrainë në janar. “Po flasim për një nga lojtarët më të mirë të ekipit tonë. Patjetër që ka lojtarë të tjerë që presin shansin e vet dhe sot e kishin, por patjetër nuk është e lehtë që të zëvendësosh një lojtar me cilësitë e Rrapajt”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

40°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI