Flash

“E mora para dy ditësh, me 7 mungesa”: Gvozdenovic justifikohet, Brdaric feston

Lapsi.al 8 December 2024
“E mora para dy ditësh, me 7 mungesa”: Gvozdenovic

“Pjesa e parë ishim mirë, rezultatin 0-1, pastaj shansi i ndeshjes nga Gjoni. Nëse shënonte 0-2 dhe kushedi si mbaronte ndeshja. Erdhi një gol me krosim dhe ishim në panik pas tij”. Ivan Gvozdenovic debutoi me humbjen 2-1 në Shkodër në pankinën e Elbasanit. Tekniku, që një javë më parë drejtonte Skënderbeun është mundur me përmbysje nga Vllaznia dhe është justifikuar me mungesën e kohës. “E njoh Elbasanin në këto dy faza. Jo shumë mirë nga brenda sepse isha vetëm të premte dhe shtunë në stërvitje, akoma nuk e njoh 100% skuadrën”.

Dy ditë stërvitje natyrisht është shumë pak për të ndryshuar gjërat, por Gvozdenovic këtë e dinte kur pranoi të ulej në pankinë në këtë moment: “Isha vetëm dy ditë, për mendimin tim ishte shumë kohë pak për të ndërruar sistemin dhe ndoshta ishte pak me rrezik. Elbasani luajti gati 2 faza me 3-5-2, nëse ndërroj sistemin nuk e dija si do reagonin lojtarin dhe nuk e ndërrova”.

Pastaj Gvozdenovic u ndal te lista e gjatë e mungesave: “6-7 lojtarë janë të dëmtuar. Do shikojmë për javën tjetër, të punojmë, kemi 1 javë kohë dhe ndeshjen jashtë me Partizanin, të shikojmë si mund të rregullojmë gjërat”.

BRDARIC: “JA BËMË VETES”

“Ne e sollëm veten tonë në këtë situatë. Nuk dua të flas vetëm për ndeshjen sot, pasi në dy ndeshjet e fundit, nuk ishte si jemi në gjendje të luajmë, dhe pastaj vjen në këtë situatë si sot ku duhet të fitosh. Të jesh 1-0 e të fitosh tregon karakterin e lojtarëve të mi dhe jam krenar për futbollistët”. Thomas Brdaric, tekniku i Vllaznisë, është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi. Një fitore me përmbysje që e ka ekzaltuar teknikun gjerman. “Si trajner e di që duhet të jesh me ekuilibër me ekipin, të jesh i sinqertë me ekipin dhe veten. Siç e thashë, e kemi sjellë vetë këtë situatë, por e di që mund të kthehemi në mënyrën e duhur me përpjekjet që mund të implementojmë, pavarësisht mungesave”.

Lexo më tejVideo/ Çoba përmbys Elbasanin në fund: Vllaznia i jep debutimin e hidhur Gvozdenovic

Brdaric pastaj shtjelloi konceptin: “Në 3-4 aksionet që kishim, kishim mundësi e shënuam golin e dytë. Por goli që pësuam ishte shumë i thjeshtë. Megjithatë, ta përmbysësh në këtë situatë, ekipi tregoi një fytyrë të mirë dhe tani mund të jemi të lumtur me fitoren, por duhet të jemi të përulur dhe jemi realistë, të vazhdojmë rrugën tonë. Kemi dy ndeshje të tjera dhe duhet të bëjmë sa më mirë ndaj Laçit. Ky nuk është 100% i ynë, për shkak të situatave. Të gjithë në Shqipëri po vuajnë në këtë periudhë, nuk dua të ankohem për lojtarët që mungojnë, por ky është problem që duhet zgjidhur, ndaj jam shumë i lumtur për ata që luajtën sot”.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI