Flash

Desailly ka mbetur pa asnjë qindarkë: "I paguaj edhe 5 mijë euro në muaj shtetit"

Lapsi.al 8 December 2024
Desailly ka mbetur pa asnjë qindarkë: "I paguaj edhe 5 mijë

Marcel Desailly është shkatërruar nga problemet ekonomike jashtë fushës së futbollit dhe ka mbetur pa të ardhura. Ish-lojtari i Milan dhe Chelsea, kampion bote dhe Europe me Francën e tij, po përballet me telashe serioze me autoritetet tatimore që pritet ta çojnë së shpejti në gjykatë. Një rënie drastike financiare ka ndodhur pas tërheqjes së tij nga futbolli, 20 vite më parë, duke e lënë sot praktikisht të falimentuar, pa para dhe me detyrimin për të njohur një vajzë 10-vjeçare.

Çështja e njohjes së vajzës biologjike

Sipas asaj që raporton Le Parisien, të martën e ardhshme në Paris, Desailly do të dalë para gjykatës për të njohur vajzën e tij të fundit biologjike, Victoria, të lindur nga lidhja me Cosma Batista de Alcantara (partnerja e tij nga viti 2010 deri në 2018). Përveç kësaj, ai do të duhet t’i paguajë asaj edhe ushqimin, pavarësisht situatës së tij financiare katastrofike.

Problemet me tatimet

Gazeta franceze ka hetuar mbi gjendjen e tij financiare duke biseduar me ish-partneren e tij, e cila ka qenë mjaft e drejtpërdrejtë: “Që kur e kam njohur, gjithmonë ka pohuar se nuk ka asnjë qindarkë,” ka thënë ajo. Aktualisht, Desailly nuk ka asnjë të ardhur. Të ardhurat e fundit që ka pasur ishin nga puna si opinionist sportiv për BeIN Sports, ku fitonte rreth 8,600 euro në muaj, por që nga gushti ai ka mbetur pa kontratë.

Përveç kësaj, Desailly duhet të shlyejë borxhet ndaj autoriteteve tatimore franceze pas një gjobe të marrë në vitin 2022 për shmangien e taksave mbi të ardhurat midis viteve 2011 dhe 2019. Ai është i detyruar të paguajë 5,000 euro çdo muaj për të ulur borxhin e tij. Situata e tij ekonomike është aq e rëndë sa ish-lojtari është detyruar të shesë pronën e tij për të mbuluar shpenzimet e mirëmbajtjes për katër fëmijët e tij të ligjshëm dhe për Aidan, një vajzë e lindur në 1990, të cilën ai nuk e ka njohur kurrë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

40°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI