Flash

Botërori për Klube, 600mln të garantuara: ja si FIFA do ndajë shifrën për 32 ekipet

Lapsi.al 6 December 2024
Botërori për Klube, 600mln të garantuara: ja si FIFA do
Gjashtëqind milionë euro: kjo është shifra e frikshme që FIFA do të duhet të shpërndajë mes 32 klubeve pjesëmarrëse në Botërorin për Klube. Përvec shpërblimit vetëm për marrjen pjesë në turne, do të ketë rritje të shifrës për arritjet dhe rezultatet. Sa do të përfundojnë në xhepat e klubeve? Së pari, duhet sqaruar se shifra nuk është përfundimtare, sepse do të varet ngushtë nga marrëveshjet e nënshkruara me transmetuesit për shitjen e të drejtave televizive ose nga sponsorët që do të vendosin të bashkohen me turneun e ri që do të zhvillohet për herë të parë vitin e ardhshëm gjatë verës në Shtetet e Bashkuara. Spekulimet vazhdojnë, por të fundit, nga The Times, flasin për një takim të martën të Shoqatës së Klubeve Evropianë (ECA), në të cilin u diskutua për shifrat. Lexo më tej: Botërori për Klube FIFA: Inter me River Plate, Juventus në grup me Manchester City Duke marrë si të mundshme shumën e shpërblimeve të parashikuara nga The Times, çdo klub pritet të marrë rreth 18-19 milionë euro vetëm për pjesëmarrje. Kjo do të ishte, pra, fitimi minimal për klubet si City, Real Madrid, Inter e Juventus, të cilët mund ta rrisin këtë shumë përmes fitoreve të mundshme në ndeshje, me pozicionimin në fazën e grupeve dhe, duke vazhduar, me shpërblimet për kualifikimin në ndeshjet direkte. Një shumë e konsiderueshme, gjithsesi, që do të ishte afërsisht e ngjashme me atë që garanton, këtë vit, formati i ri i Champions: 18,62 milionë euro për secilin pjesëmarrës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI