“Mendoj se pjesa e dytë ishte ndryshe. E para vazhdon në trysninë psikologjike të kësaj kohe që nuk kanë pasur ecuri pozitive. Deri diku jam i kënaqur". Ernest Gjoka debutoi me pikë në pankinën e Skënderbeut, duke barazuar pa gola me Tiranën. Në fakt, ai e mori detyrën vetëm 48 orë para ndeshjes dhe ishte e vështirë të bënte ndryshim tjetër vec atij psikologjik. "Këto pak ditë që kisha në dispozicion nuk është se bëra diçka në strategji dhe manovër. Thjesht doja të bëja diçka, të mbushej zona për golin".
Lexo më tej: Video/ Skënderbeu-Tirana, çfarë mërzie: Gjoka debuton me pikë, Magani ende i pamundur
Gjoka pastaj bëri edhe krahasimin për të treguar gjendjen me të cilën lojtarët bardhekuq u futën në fushën e lojës: "U munduam të flasim të gjithë si klub për ndryshuar Skuadra në pjesën e parë është si ai njeriu që mban 100 kile në kurriz dhe që i thua vrapo shpejt. Ishte thjesht një punë e shpejt dhe diçka ndryshe, që taktikisht e keni parë. Unë mendoj pjesa e parë shkoi pak keq dhe nuk ishte taktike dhe teknike, por psikologjike. Na mungoi fati për të shënuar dhe ndoshta mund të ishte rezultat tjetër", e mbylli Gjoka.
MAGANI: "NUK JAM MODEST, PIKA NUK BËN PUNË"
“Në fakt për pozitat që janë dy skuadrat ne nuk na bëri punë kjo pikë. Tirana është skuadra kampion për barazime, me sistemin 3 pikë kjo të penalizon. Kemi bërë ndeshje të mirë në përgjithësi". Tekniku i Tiranës Gugash Magani nuk është i kënaqur nga 0-0 në Korçë. Bardheblutë mbetet të pamundur nën drejtimin e tij, por renditja nuk ka frymëmarrje: "Me pak kujdes mund të ndëshkonim kundërshtarin. Kishim përballë skuadër që pat ndryshuar trajnerin dhe në këto raste risku është pozitiv sepse lojtarët janë më të motivuar. Do ta quaj rezultat pozitiv".
Magani tregoi edhe mentalitetin me të cilin ka porositur lojtarët të futen në fushë, edhe pse asgjë nga ajo që kërkon ai nuk u pa kundër Skënderbeut: "Porosia e skuadrës ka qenë nga humbja e penalltisë me Partizanin, që të futemi gjithçka për gjithçka, të marrim fitoren ose humbjen. Kështu si ka shkuar renditja, më mirë se për barazimin. Unë nuk bëj modestin, jam njeri që shoh punën time, marr përsipër riskun".