Flash

Alessandro Borghi humb “ndeshjen e jetës”: talenti i ri emilian shuhet vetëm 24-vjeç

Lapsi.al 5 December 2024
Alessandro Borghi humb “ndeshjen e jetës”: talenti i ri emilian

Një lajm tronditës ka goditur Modenën dhe të gjithë futbollin emilian: në moshën vetëm 24-vjeçare, Alessandro Borghi, ish-lojtar i ekipit të të rinjve të “Kanarinave”, është ndarë nga jeta. Sportisti u shua të mërkurën, më 4 dhjetor, pas një sëmundjeje të gjatë që gjatë vitit të fundit e kishte detyruar të largohej nga fusha e futbollit.

I lindur dhe rritur në Casinalbo, Alessandro bëri hapat e tij të parë në futboll me ekipin Audax Casinalbo, me të cilin ka mbetur gjithmonë i lidhur, para se të binte në sy të Modenës, ku kaloi pesë vite në sektorin e të rinjve, duke shfaqur gjithë talentin e tij. Që andej nisi një karrierë që e çoi fillimisht në botën e futbollit amator në Emilia, me përvoja te Castelvetro, Sanmichelese dhe Sammaurese; më pas, ai udhëtoi drejt Gjibraltarit, ku, duke ndjekur hapat e vëllait të tij, Borghi veshi për një vit fanellën e Glacis United.

REAGIMI PËR HUMBJEN E HIDHUR

Në vitin 2022, Borghi u kthye në Itali për të luajtur me ekipin Modenese, por sëmundja e detyroi të ndërpriste pasionin e tij përpara epilogut tragjik. Klubi i Modenës shprehu dhimbjen e tij në një deklaratë zyrtare: “Presidenti Carlo Rivetti dhe i gjithë Modena FC vajtojnë humbjen e Alessandro Borghi, një 24-vjeçar nga Casinalbo me të kaluar në Sektorin e të Rinjtë e klubit tonë. Shoqata është pranë familjes së tij në këtë moment të dhimbjes së madhe”.

Edhe ekipi Audax Casinalbo, me një postim emocional në rrjetet sociale, kujtoi talentin që kishte dalë nga radhët e tyre: “Nuk ka kurrë fjalë të duhura në raste të tilla. E gjithë Casinalbo, Audax dhe çdo djalë dhe vajzë i komunitetit tonë janë pranë familjes së Alessandro-s, i cili u shua pas një beteje kundër një sëmundjeje të tmerrshme. Alessandro ishte pjesë e sektorit tonë të të rinjve dhe gjithmonë mbeti pranë grupeve tona të djemve, edhe jashtë fushës. Si Audax, do të nderojmë kujtimin e Alessandro-s dhe do të bëjmë gjithçka për të qëndruar pranë të rinjve tanë në momente kur jeta godet kaq fort. Nuk do të jetë e lehtë, por Casinalbo është kjo, edhe falë djemve si Alessandro. Lamtumirë Alessandro, prehu në paqe”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI