Flash

Cristiano Ronaldo e profecia mbi Mbappé: "Të shohim a do e përballojë presionin"

Lapsi.al 6 December 2024
Cristiano Ronaldo e profecia mbi Mbappé: "Të shohim a do e

10 gola në 20 ndeshje mes La Liga, Champions dhe Superkupës së Europës: ky është bilanci i Kylian Mbappé me fanellën e Real Madrid. Një shifër pozitive në terma golash, por, në gjendjen aktuale, jo e mjaftueshme për sytë e tifozëve Blancos, të cilët nuk janë të kënaqur me kontributin e francezit për kauzën e klubit. Një kontribut që mbështetësit madrilenë e kërkojnë me zë të lartë, në dritën e një sezoni që e shikon Real Madrid në vendin e dytë në kampionat, 4 pikë pas Barcelonës, dhe në vendin e 24 në Champions League. Vendimtarë, në këtë drejtim, ishin dy penalltitë e gabuara në një javë ndaj Liverpool dhe Athletic Bilbao.

Lexo më tejReal Madrid, Mbappé në krizë dhe shtypi spanjoll e bën copë: “Një film horror”

Vështirësitë e Mbappé ishin, në një farë mënyre, parashikuar nga Cristiano Ronaldo, i cili, në podcast-in e Rio Ferdinand, kishte komentuar mbi kalimin e francezit në Madrid.

Cristiano Ronaldo: "Mbappé? Real Madrid nuk është PSG"

"Të shohim nëse do të dijë të përballojë presionin – kishte thënë Cristiano Ronaldo në shtatorin e kaluar – një gjë është e sigurt, Real Madrid nuk është PSG.

Mbappé shkoi në Madrid, por nuk e dimë nëse skuadra me të do të bëhet edhe më e fortë. Real Madrid do të vazhdojë të jetë i fortë, por nuk e di nëse do të përmirësohet krahasuar me sezonin e kaluar. Në çdo rast, është një skuadër fantastike".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

40°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI