Flash

Tifozja bën 17 mijë km për derbin, ndeshja shtyhet: kapiteni i Everton e surprizon

Lapsi.al 9 December 2024
Tifozja bën 17 mijë km për derbin, ndeshja shtyhet: kapiteni i
Derbi i shumëpritur mes Everton dhe Liverpool nuk u zhvillua siç ishte planifikuar fundjavën e kaluar, pasi u shty për shkak të një alarmi për mot të keq. Ndeshja, që mund të zhvillohet në muajin shkurt, ishte një moment që një tifoze e flaktë e Everton nga Australia e kishte ëndërruar prej kohësh. Por, pasi kishte fluturuar 17 mijë kilometra deri në Liverpool, ajo u përball me një zhgënjim të madh. Megjithatë, kapiteni i Everton, Seamus Coleman, e surprizoi tifozen me një mesazh dhe një ftesë për të ndjekur stërvitjen e ekipit.

Një tifoze 15-vjeçare fluturon nga Sydney në Liverpool për derbin

Pasioni për futbollin nuk njeh kufij. Mackenzie Kinsella, një 15-vjeçare nga Sydney, është një fanse e madhe e Everton, një dashuri që ia ka transmetuar nëna e saj, Rita, e lindur në Liverpool. Për Mackenzie, derbi i Merseyside është një nga ndeshjet më të rëndësishme. Ajo kishte kursyer për muaj të tërë, duke mbledhur 1500 paund (rreth 1800 euro) për të blerë biletën e fluturimit dhe atë të ndeshjes, përfshirë edhe një tjetër ndeshje, atë ndaj Wolves (që Everton e fitoi 4-0). Të shtunën shpresonte të ishte dëshmitare e derbit legjendar në “Goodison Park”, por moti i keq i prishi planet. Kinsella

Coleman e fton të ndjekë stërvitjen e Everton

Megjithëse ndeshja u shty, Mackenzie mori një surprizë të këndshme. Kapiteni i Everton, Seamus Coleman, i dërgoi një mesazh përmes një videoje që u bë menjëherë virale: “Ç’kemi, Mackenzie, unë jam Seamus Coleman. Doja të të dërgoja një mesazh për të të thënë që e di sa e zhgënjyer je sot. Di sa shumë ke kursyer për të udhëtuar nga Australia për derbin e Merseyside. Di sa shumë mezi e prisje të jetoje eksperiencën e derbit të fundit në ‘Goodison Park’, ndaj jam i sigurt që sot je shumë e mërzitur. Të gjithë ne, tifozët e Everton, jemi po ashtu të zhgënjyer. Nuk shihnim momentin për ta luajtur këtë ndeshje.” Për ta ngushëlluar, Coleman e ftoi Mackenzie-n në stërvitjen e ekipit: “Do të na pëlqente shumë të të shihnim këtu në fushën e stërvitjes të hënën, nëse je dakord. Shpresoj të takosh disa nga djemtë dhe që kjo të të ndihmojë pak të harrosh zhgënjimin. Do të kemi mundësi të flasim pak. Të uroj më të mirat, Mackenzie, dhe kujdesu për veten.” Ky gjest i kapitenit të Everton është një shembull i shkëlqyer i asaj se si një skuadër mund të krijojë lidhje të veçanta me tifozët e saj, përtej fushës së lojës.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

40°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI