Flash

Video/ Magani njësoj si Shkëmbi, Tirana vetëm barazon: Teuta një fazë loje pa fitore

Lapsi.al 9 December 2024
Video/ Magani njësoj si Shkëmbi, Tirana vetëm barazon: Teuta

Tirana vazhdon të thellojë krizën e rezultateve, duke regjistruar barazimin e 12-të në 17 ndeshje të Superiores këtë sezon. Në sfidën përmbyllëse të javës së 17-të, bardheblutë ndanë pikët me Teutën, pas një ndeshjeje të vakët dhe pa gola, të zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Një seri zhgënjimesh për bardheblutë

Ky ishte barazimi i katërt radhazi për Tiranën dhe i treti pa shënuar gola, një tregues i qartë i vështirësive sulmuese të ekipit. Edhe pse pritjet ndaj kësaj përballjeje ishin të larta, duke qenë se të dyja skuadrat luftojnë për t’iu larguar zonës së ftohtë dhe për të synuar katërshen e parë, performanca në fushë ishte larg standardeve të pritura.

[video width="820" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/675714f694226.mp4"][/video]

Traversa nuk mjafton, shumë raste të shpenzuara

Pjesa e parë e sfidës kaloi pa shumë momente të rrezikshme, me të dyja ekipet që krijuan raste me pikatore. Jarmouni gaboi para portës e Bajrovic goditi traversën, në një fillim që u duk i vrullshëm, por pastaj Tirana humbi intensitetin. Teuta nuk është se ngacmoi dhe paqja mbizotëroi në fushë. Në fraksionin e dytë, Tirana tentoi të shfaqej më kërkuese, por paqartësia dhe mungesa e ideve para portës ishin evidente. Në të njëjtën mënyrë, Teuta, pavarësisht tentativave, nuk arriti të konkretizonte në asnjë rast.

[video width="820" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/675715e0b6849.mp4"][/video]

Pasojat në renditje

Barazimi 0-0 nuk ndryshon situatën e të dy skuadrave në renditje. Tirana mbetet në vendin e 7-të me 18 pikë, vetëm një pikë larg zonës së ftohtë, duke konfirmuar një sezon deri tani zhgënjyes për bardheblutë. Nga ana tjetër, Teuta e Edi Martinit mban vendin e 6-të me 19 pikë, duke mos përfituar plotësisht nga ky rezultat për të forcuar pozitat e saj.

Lexo më tej: Partizani humbet pathyshmërinë me Veselinovic, që ishte në tribunë: Bylis fiton 2-1

Final 4 gjithnjë e më larg

Rezultatet e javëve të fundit e kanë distancuar dukshëm Tiranën dhe Teutën nga katërshja e parë në renditje, duke e bërë këtë objektiv të duket gjithnjë e më i paarritshëm. Për të dy ekipet, situata kërkon një ndryshim të shpejtë, sidomos për Tiranën, që po përballet me një sezon nën nivelin e pritshmërive historike të klubit.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

40°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI