Flash

Përplaset kreu, Partizani i kërcënuar nga Egnatia: Vllaznia pret të përfitojë

Lapsi.al 4 December 2024
Përplaset kreu, Partizani i kërcënuar nga Egnatia: Vllaznia pret
Në mesjavë do të luhen ndeshjet e javës së 16-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Pas një fundjave impenjative, skuadrat do të zbresin sërisht në fushë, në një sprovë fizike. Partizani do të ketë një ndeshje të vështirë, në përplasjen e kreut me Egnatian. Vllaznia ndjekëse shpreson të përfitojë për të rimarrë pozicionin e saj, por më parë duhet të kalojë Dinamon. Interesante edhe përballjet e tjera të kampionatit.

SYTË NË LORO BORIÇI

Renditja ka nisur të bëhet e sikletshme dhe kur bëhet gati të luhet java e 16 e kampionatit Elbasani e Bylis, ndonëse me verdheblutë më komodë në klasifikim, e gjejnë veten të detyruar të fitojnë. Dy skuadrat ndahen vërtetë nga 5 vende e 5 pikë, por kanë statistika të përafërta, që me mënyrën si vijnë në përballjen në Elbasan Arena e bën takimin krejtësisht të paparashikueshëm. Roberto Bordin ka një fazë lojë pa fitore dhe tani sheh përballë skuadrën e fundit që ka mundur në kampionat, në fazën e kaluar. Elbasani nuk fiton prej 8 javësh, ekzaktësisht që nga ndeshja me Bylis në Ballsh. Bylis në anën tjetër është i fundit me 13 pikë, por ajo fitore me Vllazninë pak ditë më parë ka ndryshuar humorin në skuadrën e Nevil Dedes, që tani është bashkuar trenit të skuadrave dhe në elbasan mund të dalë edhe jashtë zonës së rënies me një fitore. Në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta do të presë Laçin. Një ndeshje interesante, ku të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren. Kurbinasit duan të largohen nga fundi, aty ku nuk dëshiron të përfshihet Teuta. Skuadra e Martinit ka 7 javë që nuk fiton dhe në Durrës presin të jetë hera e duhur. Të mërkurën në mbrëmje, në 19:30 do të luhet një nga takimet më të forta të javës së 16-të. Vllaznia dhe Dinamo City do të përballen në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në shtëpi, ndërsa blutë e Dinamos synojnë rezultatin e radhës pozitiv.

PËRPLASET KREU

Java e 16 do të ulë siparin të enjten me dy takimet e fundit, në orën 17:00. Në Korçë do të luhet sfida Skënderbeu–Tirana. Debuton në pankinën bardhekuqe Ernest Gjoka, në tentativë për të ndryshuar kursin e rezultateve negative me Gvozdenovic. Tirana e Maganit është e pamundur me teknikun në pankinë dhe fitorja kërkohet në kampin bardheblu, sidomos pas barazimit në derbin e kryeqytetit. 13 ndeshje pa humbje që kur Alexandar Veselinovic është ulur në pankinë dhe tekniku dëshiron të vazhdojë të jetë kështu, duke e kthyer në një motiv shtesë në udhëheqjen e të kuqve drejt titullit kampion. Në 15 javë në fakt Partizani është mposhtur vetëm në debutim nga Vllaznia, por tani në Arenën e Demave vjen Egnatia ndjekëse dhe kryeqytetasit duhet të provojnë se janë favoritët e mëdhenj për trofeun. Rehabilitimi i Hadrojit është një sinjal se Partizani nuk do shpërqendrime në rrugën e tij, por nga ana tjetër merkato i bën ato prezentë. Zyrtarizimi i shitjes së Rrapajt te ukrainasit e Kolos Kovalivka natyrisht që nuk mund të mos ketë ndikim në fushë, përtej arkëtimit të 600 mijë eurove për 23-vjeçarin. Veselinovic duhet të merret me të gjitha këto, e të kujdeset të mposhtë kundërshtarin më të afërt, ndaj të cilit një tabu e theu në fazën e parë kur pushtoi Egnatia Arenën.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI