Flash

Video/ Muriqi nuk mjafton për Mallorca: kosovarit Barcelona i përgjigjet me 5 gola

Lapsi.al 3 December 2024
Video/ Muriqi nuk mjafton për Mallorca: kosovarit Barcelona i

Në ndeshjen e mesjavës në La Liga, Barcelona shënoi një fitore të thellë 5-1, duke i dhënë fund një serie prej tre ndeshjesh me vetëm një pikë të fituar. Katalanasit triumfuan në fushën e Mallorcës: në pjesën e parë, Muriqi (43’) barazoi avantazhin e Torres (12’), por në pjesën e dytë Raphinha realizoi dy herë (në minutën e 56-të me penallti dhe në të 74-ën), ndërsa de Jong (79’) dhe Pau Victor (84’) vulosën rezultatin. Trajneri Flick tani ngjitet në kuotën e 37 pikëve, katër më shumë se Real Madridi, që ka dy ndeshje më pak.

Rikthimi i Barcelonës te fitorja

Makthi i Barcelonës mund të ketë përfunduar. Pas tri ndeshjesh pa fitore, katalanasit morën një fitore bindëse ndaj Mallorcës, duke fituar 5-1 dhe duke shtuar presionin mbi Realin dhe Atleticon.

Lexo më tejVideo/ Vedat Muriqi i prish planet Mbappe: 'Pirati' i grabit fitoren Real Madrid

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 12', kur Ferran Torres përfitoi nga një gabim i rëndë i vendasve: Valjent dhe Mojica gabuan rëndë duke u përplasur me njëri-tjetrin, duke i dhënë mundësinë Torres, ish-lojtar i Manchester City, të shënonte. Por në minutën e 43', Vedat Muriqi, i njohur si “Pirati”, barazoi rezultatin pas një aksioni të shpejtë të Mallorcës. Njw asist brilant nga Maffeo dhe kosovari me portën bosh nuk mund tw gabonte. Rezultati i pjesës së parë ishte 1-1, por kjo ishte vetëm një iluzion.

Dominimi i Barcelonës në pjesën e dytë

Në minutën e 55', talenti Yamal fitoi një penallti pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj tij, të cilën Raphinha e shndërroi në gol me qetësi. Ndeshja mbeti e hapur deri në minutën e 74', kur braziliani shënoi golin e dytë personal pas një pasimi fantastik të Yamal me trivela. Vetëm katër minuta më vonë, Barcelona shënoi golin e katërt: një tjetër pasim nga Yamal, topi u largua keq nga mbrojtësi Morey dhe Frenkie de Jong shfrytëzoi rastin duke shënuar me një goditje të saktë me këmbën e majtë. Në minutën e 84', Pau Victor përfitoi nga një asist i de Jong dhe realizoi golin e pestë, duke vulosur fitoren e thellë të Barcelonës.

Renditja dhe situata e ekipeve

Barcelona tani ka katër pikë më shumë se Real Madrid, por Los Blancos kanë dy ndeshje më pak dhe mbeten pretendentë për vendin e parë. Ndërkohë, Mallorca, pas dy fitoreve radhazi, pësoi një humbje të rëndë, por kjo nuk zbeh një fillim sezoni të mirë, pasi ekipi mbetet pranë zonës europiane.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI