Flash

Digjet fabrika e këpucëve në Kurbin

Lapsi.al 30 November 2024
Digjet fabrika e këpucëve në Kurbin

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu një fabrikë këpucësh në Laç, mbrëmjen e 29 nëntorit, ka lënë pas dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht pa persona të dëmtuar.E rëndë ka qenë situata që kaluan edhe familjet që banojnë pranë fabrikës.

Për shkak të erës së fortë, vatra të reja zjarri janë aktivizuar edhe gjatë ditës së shtunë.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshohet se disa shkëndija nga telat elektrikë që kalonin mbi objekt mund të kenë shkaktuar zjarrin që shkrumboi magazinën qendrore të fabrikës ku ndodhej material i djegshëm, duke nisur nga lënda e parë, deri te prodhimi i përfunduar, gati për eksport. Deklarohet se në magazinë kishte dhe sasi karburanti, si dhe disa makineri.

Nuk ka ende një bilanc përfundimtar të dëmeve, por sipas burimeve nga fabrika “Alba Shoes” në pronësi të Nikolin Lleshit, ato llogariten në disa milion euro.

Katër vite më parë, një tjetër fabrikë këpucësh iu dogj kësaj kompanie në Skrapar. Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij zjarri.

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm në veri të Kosovës

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në mbrëmje në fshatin Varagë të Zubin Potokut në veri të Kosovës. Sipas asaj që bën me dije pol...

21:16

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI