Flash

Tualet floriri dhe një banane 6 milionë $/ Kush është artisti që ka tronditur botën

Lapsi.al 29 November 2024
Tualet floriri dhe një banane 6 milionë $/ Kush është

Djali i një shoferi kamioni dhe një pastrueseje tronditi botën e artit në vitet '80 me një sërë instalcionesh të çuditshme në ambiente të mbyllura. Tashmë ai konsiderohet provokuesi më i njohur i artit modern.

Në vjeshtën e vitit 2019, një mbrëmje e ftohtë e mjegullt, tipike për Britaninë, asgjë nuk dukej se do të prishte qetësinë në Pallatin Blenheim në Oxfordshire. Askush nuk i vuri re ata që hynë me qëllimin për të vjedhur një objekt të vetëm... një tualet i gjithi prej ari i ideuar nga Maurizio Cattelan, 7 vjet para asaj nate dhe që disa njerëz ia kishin vënë syrin.

“Tualeti i artë”, i bërë nga 103 kilogramë ar 18 karatësh, ishte i ekspozuar fillimisht në Muzeun Guggenheim në Nju Jork dhe më pas ishte vendosur rregullisht në tualetet e tij për përdorim! Më shumë se 100 mijë vizitorë “përdorën” veprën e Cattelan, e cila mban titullin "Amerika" dhe që më pas artisti heretik e huazoi për një ekspozitë në një galeri.

Në rrethana që nuk u zbardhën kurrë, tualeti u vodh dhe tashmë 5 vjet pas ngjarjes nuk dihet asgjë për fatin e tij. Nuk janë të paktë ata që janë të bindur se hajdutët e kanë shkrirë për të bërë, me shumë gjasa, shufra ari.

Maurizio Cattelan: Heretiku i artit, Dakis Ioannou dhe banania 6,000,000 dollarë!

Pak ditë më parë një banane e ngjitur me shirit në mur u shit për mbi 6 milionë dollarë dhe u ble nga një biznesmen i pasur kinez, Justin Sun, i cili e hëngri atë para gazetarëve dhe influencerëve! Ishte sigurisht kafshimi më i shtrenjtë i jetës së tij, por edhe një triumf personal i heretikut të artit italian.

LEXONI EDHE: Rama zbulon pa dashje foton që mban në ekranin e kompjuterit të tij

Artisti 64-vjeçar nga Padova e Italisë, djali i një kamionisti dhe një pastrueseje, u konsiderua nga shumë njerëz si një shakaxhi i keq kur filloi të prezantonte veprat e tij për publikun. Nuk ishin të paktë ata që menduan se ai e kaloi kufirin, kur paraqiti Papa Gjon Palin të shtrirë në dysheme, të goditur nga një meteorit!

Maurizio Cattelan: Heretiku i artit, Dakis Ioannou dhe banania 6,000,000 dollarë!

Megjithatë ai vazhdoi sipas mënyrës së tij, kjo edhe për shkak se koleksionistë të mëdhenj iu afruan dhe filluan ta mbështesin. Banania e tij e famshme, u prezantua për herë të parë në Art Basel në Miami në vitin 2019 duke shkaktuar një reagim të fortë. Shumë shpejt një koleg i artistit mendoi se ishte një ide e mirë t’ia hante punën!

LEXO EDHE: Zbulohet artisti që hëngri bananen me vlerë $120,000

Fatmirësisht kishte një banane rezervë që ishte blerë. Kjo ndodhi edhe 2 herë të tjera më pas. Të parat u shitën 120 mijë dollarë ndërsa e fundit theu çdo parashikim me 6 milionët e saj. ©LAPSI.al

Maurizio Cattelan: Heretiku i artit, Dakis Ioannou dhe banania 6,000,000 dollarë!

LEXO EDHE: 120 mijë euro banania e Cattelan? Sampdoria shndërron këpucën e Gabbiadini në vepër arti

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm në veri të Kosovës

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në mbrëmje në fshatin Varagë të Zubin Potokut në veri të Kosovës. Sipas asaj që bën me dije pol...

21:16

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje shiu. Sipas Shërbimit Meteorolo...

19:15

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI