Flash

Shpërthim i fuqishëm në veri të Kosovës

Lapsi.al 29 November 2024
Shpërthim i fuqishëm në veri të Kosovës

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në mbrëmje në fshatin Varagë të Zubin Potokut në veri të Kosovës. Sipas asaj që bën me dije policia e Kosovës nga shpërthimi është dëmtuar kanali i ujit të Ibër - Lepencit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta zbardhin rastin”, - ka thënë Elshani për “KosovaPress”.

Sipas të njëjtave burime, për shkak të shpërthimit uji ka nisur të rrjedhë në mënyrë të pakontrolluar. Ndërkohë, sipas asaj që raporton media tjetër e Kosovës, “Koha.net”, dyshimet janë se ky shpërthim ka qenë i qëllimshëm për të goditur infrastrukturën që përdoret për ftohjen e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B.

Dy ditët e fundit, në veri ka pasur disa incidente të tjera. Në Zveçan u hodhën bomba në stacionin policor dhe në oborrin e komunës. Për shkak të kësaj, policia njoftoi se ka rritur masat e sigurisë në të gjithë vendin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje shiu. Sipas Shërbimit Meteorolo...

19:15

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI