Flash

Operacion antidrogë në Spanjë, mes 22 të arrestuarve dhe shqiptarë

Lapsi.al 29 November 2024
Operacion antidrogë në Spanjë, mes 22 të arrestuarve dhe

Në provincën e Barcelonës dhe Tarragona në Spanjë, Mossos d'Esquadra kanë kryer një operacion masiv policor kundër trafikut të marijuanës, pastrimit të parave dhe posedimit të armëve. Për zhvillimin e këtij operacioni janë angazhuar rreth 500 efektivë katalanas, të cilët në të dy provincat kanë kryer 30 kontrolle dhe si rezultat janë arrestuar 22 persona.

Ky hetim pason një operacion të mëparshëm antidrogë, nga një bashkëpunim mes Milanos dhe Barcelonës, ku u zbulua një rrjet pastrimi parash përmes sistemit të transaksioneve të parave "hawala" ose "fei chien". Operacioni filloi pak pas orës gjashtë të mëngjesit, kur agjentët bastisën shumë shtëpi në qytetin e Barcelonës, zonën metropolitane të tij dhe provincën e Tarragona në mënyrë të koordinuar. Të udhëhequr nga njësia e krimeve ekonomike dhe në koordinim me Europolin, hetimi u përqendrua në një rrjet financiar që ata zbuluan në një rast të mëparshëm të një organizate me bazë në Itali, e cila përdorte degë me origjinë kineze për të lëvizur para pa pasur nevojë për transferta.

Grupi trafikonte 30 ton hashash dhe marijuanë dhe arrinte fitime marramendëse, rreth 26 milionë euro në vit. Në hetimin aktual, Mossos kanë arrestuar rreth njëzet persona, shumica me origjinë kineze dhe shqiptare, sipas medias spanjolle “El Pais”. Nga hetimet u zbulua se një çift kinez udhëhiqte grupin që përdorte makina të modifikuara për të lëvizur para me ndihmën e shqiptarëve dhe lituanezëve. Mossos d’Esquadra gjeti 4 milionë euro cash, një nga konfiskimet më të mëdha në historinë e tyre.

Faza e parë e hetimit, një vit më parë, lejoi të kuptohej në detaje funksionimin e një sistemi bankar informal, fei chien (paratë që fluturojnë), i cili shërbente për financimin e grupeve të krimit të organizuar në të gjithë Evropën. Në këmbim të një tarife shërbimi, qytetarët kinezë u garantonin kriminelëve transaksione parash pa pasur nevojë t’i lëviznin fizikisht. Në Milano, trafikanti pagoi me para në dorë në një ndërmarrje tregtare shumën e rënë dakord me furnizuesin e tij të drogës. Më pas, bankieri i dha atij dy informacione: një “kod njohjeje” (i cili përkonte me numrin serial të një fature ligjore prej pesë eurosh) dhe adresën e një institucioni në Badalona. Bankierët kinezë kompensojnë njëri-tjetrin për shumat dhe marrin, në këmbim të shërbimit, një komision që varion midis 1.5 dhe 8%, sipas hetuesve.

Të këshilluara

Çifti shqiptar vritet në banesë në ShBA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku burrë e grua nga Kosova u gjetën të vrarë me armë zjarri. Sipas mediave të huaja, rrethanat dhe shkaqet e krimit m...

18:28

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI