Flash

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Nuk e respektojnë as bukën që hanë

Lapsi.al 29 November 2024
Media greke shkrim racist për shqiptarët: Nuk e respektojnë as

Tubimi i shqiptarëve në sheshin "Sintagma" të Athinës mbrëmjen e 28 nëntorit ka shkaktuar reagime të shumta në mediat greke. Por, ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë një editorial në portalin newsbomb.gr që përshkruan gjithçka me nota raciste dhe fyese për emigrantët shqiptarë.

Në një artikull pa emër të këtij portali thuhet se veprimet e emigrantëve shqiptarë ishin provokuese dhe nëse e njëjta gjë do të bëhej nga grekët në Tiranë, ata do të arrestoheshin dhe burgoseshin pa u gjykuar. Në shkrim pretendohet se të rinjtë shqiptarë kanë thirrur në sheshin e Athinës “UÇK” dhe “Shqipërinë e Madhe.

Shkrimi i plotë

Skena që provokojnë grekët dhe shpërqendrojnë vendin janë shpërhapur në sheshin Sintagma në eventin e ndezjes së pemës së Krishtlindjes. Po të bëhej diçka e tillë nga grekët në Shqipëri, të gjithë do të arrestoheshin dhe do të futeshin në burg pa u gjykuar... Këtu në Greqi ne i biem bilbilit të indiferentit...

Skenat ndodhën mbrëmjen e së enjtes në sheshin Sintagma janë të paimagjinueshme. Grupe të organizuara shqiptarësh që jetojnë në Greqi mbërritën me makinat e tyre në Syntagma duke valëvitur flamujt shqiptarë nga dritaret e tyre gjatë gjithë rrugës!

Me të mbërritur në Sintagma, ata u ngjitën në pjesën e sipërme të sheshit, përballë Parlamentit Helen, shpalosën flamujt e tyre dhe brohoritën parulla për... Kombin e tyre.

Vihej re se në të njëjtin moment u ndez pema e Krishtlindjeve në sheshin Sintagma ndërsa shqiptarët që përpiqeshin të mbulonin muzikën me zërin e tyre. Madje, ata arritën deri aty sa të thërrisnin edhe parulla për UÇK-në, ndërsa mes tyre kishte edhe më provokues që valëvitnin pankarta me... Shqipërinë e Madhe!

Kujtojmë se më 28 nëntor 1912 u firmos shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Siç shihet në videot e postuara në TikTok, shqiptarët mbanin në duar flamuj, të veshur me këmisha me stemën kombëtare dhe duke kënduar himne tradicionale të atdheut të tyre me sloganet “Shqipëria e Madhe”.

Në periudhën e fundit, si me burgosjen e Fredi Belerit, ashtu edhe me takimet e Edi Ramës në Athinë dhe Selanik, shqiptarët po tregojnë një provokim agresiv të paparë ndaj Greqisë. Do të thoni që e gjejnë dhe e bëjnë... Sepse po të ishte shteti serioz nuk do të lejonte një propagandë të tillë para Kuvendit të Greqisë dhe monumentit të ushtarit të panjohur.

Nuk e respektojnë as bukën që hanin dhe hanë në Greqi! Fjala turp nuk mjafton për të përshkruar imazhet specifike dhe tolerancën e propagandës së zezë të shqiptarëve. ©Përshtati në shqip LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm në veri të Kosovës

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në mbrëmje në fshatin Varagë të Zubin Potokut në veri të Kosovës. Sipas asaj që bën me dije pol...

21:16

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje shiu. Sipas Shërbimit Meteorolo...

19:15

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI