Flash

Sulmi terrorist në Kosovë, Rama: Akt kriminal!

Lapsi.al 30 November 2024
Sulmi terrorist në Kosovë, Rama: Akt kriminal!

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin në fshatin Varragë të komunes së Zubin Potokut si rezultat i të cilit u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit, nga i cili furnizohen disa qytete të Kosovës.

Në një postim në rrjetin social X, theksoi se kjo godtje kriminale duhet zbardhur sa më parë dhe autorët duhen ndëshkuar me mbështetjen e partnerëve ndërkombetarë.

“Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë në Kosovë, kryeministri Rama theksoi se është koha që Bashkimi Evropian të heqë sanksionet e vendosura mbi Prishtinën zyrtare.

“Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë”, shkruan shefi i qeverisë.

Pas sulmit në veri të Kosovës, kreu i shtetit Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten Vjosa Osmani. Begaj dënoi aktin terrorist dhe vuri në dukje se Shqipëria mbështet përpjekjet e Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e autorëve të këtij akti terrorist.

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm në veri të Kosovës

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në mbrëmje në fshatin Varagë të Zubin Potokut në veri të Kosovës. Sipas asaj që bën me dije pol...

21:16

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje shiu. Sipas Shërbimit Meteorolo...

19:15

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI