Flash

Arrestimi në Shqipëri/ Si trafikoi turku 703 kg drogë nga Irani në Europë

Lapsi.al 30 November 2024
Arrestimi në Shqipëri/ Si trafikoi turku 703 kg drogë nga Irani

Një operacion ndërkombëtar, i mbështetur nga Europol, ka çuar në arrestimin e një trafikanti që drejtonte një rrjet kriminal të importit të heroinës nga Irani në Evropën Perëndimore.

Hetimi, i udhëhequr nga autoritetet gjermane me mbështetje me ato holandeze dhe Europol, ka çuar në arrestimin e një 57-vjeçari turk në Shqipëri, ndërsa dyshohet se ai ishte edhe drejtuesi I këtij rrjeti trafiku të heroinës.

Arrestimi i tij ndodhi pas zbardhjes së lidhjes të trafikimit të 703 kilogramëve heroinë, që u kapën në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022. Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni, që kishte origjinën nga Irani, dhe dyshohet se ka qenë e destinuar për tregun evropian.

Ky operacion ka qenë pjesë e një hetimi më të gjerë që ka përfshirë më shumë se një vit bashkëpunim ndërkombëtar, duke përfshirë krijimin e një Task Force Operacionale të Europolit që ka koordinuar aktivitetet e zbatimit të ligjit mes shteteve të përfshira.

Hetimi që çoi në arrestimin e "Mbretit të Heroinës" dhe zbardhjen e një rrjeti të madh kriminal që operonte nga Irani në Evropën Perëndimore, përfshiu një bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar mes autoriteteve ligjore dhe agjencive të zbatimit të ligjit nga disa shtete të ndryshme si Gjermania, Holanda, Policia kufitare e Shqipërisë dhe Europol.

Ky bashkëpunim ndërkombëtar është një shembull i fuqishëm i koordinimit të agjencive të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në nivel global.

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm në veri të Kosovës

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në mbrëmje në fshatin Varagë të Zubin Potokut në veri të Kosovës. Sipas asaj që bën me dije pol...

21:16

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje shiu. Sipas Shërbimit Meteorolo...

19:15

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI