Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

"K**rva bën si Ismail Qemali" inati i Suel Çelës me Ramën se takoi Ardjan Çapjan

Lapsi.al 27 November 2024
"K**rva bën si Ismail Qemali" inati i Suel Çelës me

Nga mesazhet që kreu i bandës së Elbasanit, Suel Çela ka shkëmbyer me gazetarin Artan Hoxha bie në sy mllefi që kishte për kryeministrin Edi Rama, edhe pse një vit më pas miqtë e tij do të punonin për të ndihmuar Taulant Ballën dhe Partinë Socialiste në këtë qytet. Në një prej këtyre mesazheve, kur priste që Hoxha të nxirrtë në emisionin Opinion të televizionit Klan foton e Edi Ramës me Ardjan Çapjan, e bandës rivale, Suel Çela e përshkruan Edi Ramën si "të pabesë" dhe "mashtrues kalibri".

Epiteti me të cilin Çela etiketon kryeministrin Edi Rama lë të kuptohet se mes të dyve ka pasur një marrëdhënie, që është krisur më pas, ndërkohë që Rama kishte bërë një takim me fisin kundërshtar Çapjat në hotelin në pronësi të tyre në Elbasan. Më poshtë është mesazhi që Suel Çela i nis Artan Hoxhës dhe që është zbardhur nga dosja e SPAK.

"Në vijim të bisedës Marjus Lulaj i kërkon numrin ne whtasap Artan Hoxhës me qëllim që t'i dërgojë fotografitë dhe të zgjedhë ai cila ështe më e pastër. Nga konteksti i bisedës dyshohet se Artan Hoxha do të marrë pjesë në emisionin "Opinion" në Tv Klan, fakt për të cilin Marjus Lulaj dyshohet se e instrukton gazetarin Hoxha të sulmojë mediatikisht kryeministrin Edi Rama. Marjus Lulaj dërgon mesazhet "...ky kurv i pa bes mashtrus kalibri... kjo e dyta eshi me e paster... ma co nr e wecapit?... ma dergo ni e wecapit tend... ka kaluar koh...po per kte foto behet fial...po ti nisin te dy versionel... shikoje vet kush esht me e pastra...fiks. korrekt...nxirja masken kti kurves ge ben si ismail qemali..." shkruan Çela.

Një nga arsyet për të cilat Suel Çela është acaruar me Ramën duket të jetë pikërisht takimi që ai ka pasur me një nga personazhet kryesore të bandës rivale Ardjan Çapja, ndërkohë që banda e Çelës kishte mbështetur partinë socialiste në disa fushata në Elbasan.

Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Duhet thënë se mesazhi më lart është shkruar në vitin 2020, ndërsa një vit më pas, në zgjedhjet e vitit 2021 banda e Suel Çelës ndihmoi sërish Partinë Socialiste në Elbasan. Rivali i tyre, Ardjan Çapja u dënua me burgim të përjetshëm.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI