Flash

Prekë Kodra, qitësi që plagosi Çapjan: Më mirë të më kapnin, se gabova!

Lapsi.al 27 November 2024
Prekë Kodra, qitësi që plagosi Çapjan: Më mirë

Pas atentatit me snajper ndaj Ardian Çapjas në Elbasan, të porositur nga Suel Çela dhe të ekzekutuar nga qitësi Prekë Kodra, ky i fundit është shfaqur i mërzitur për shkak se shënjestra arriti t'i shpëtojë vdekjes. Bisedat e përgjuara në SKY ECC në dosjen e fundit të SPAK, zbulojnë se qitësi nga Shkodra kishte qëlluar si një profesionist i vërtetë nga thuajse 380 metra largësi, i vendosur mes shkurreve në Krastë, në kohën kur Ardjan Capja sapo kishte dalë në oborrin e shtëpisë së tij.

“Do të të çoj te Ravigu” shembulli me të cilin kërcënonte Suel Çela

Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Vetëm se plumbi e mori Ardjan Çapjan në anën e majtë të kraharorit, vetëm një centimetër larg zemrës, duke e lënë të gjallë. Për këtë, Prekë Kodra i shpreh me mesazhe Suel Çelës se do të ishte më mirë ta kishte kapur policia se sa të dështonte. Pjesë nga dosja më poshtë:

"Nga konteksi i bisedes perforcohet dyshimi i arsyeshem se Marjus Lulaj i gendron mendimit se planifikimi per vrasjen e shtetasit Ardjan Copja ka qene i mire, ai shpjegon se qitesi ka patur fushe-pamje te kufizuar per te realizuar qitjen dhe pas qitjes i plagosuri ka rene ne ane te murit, pavaresisht qitjes se pare Marjus Lulaj shprehet se vrasësi ka gendruar dhe disa sekonda te tjere më qellim per ta gelluar serish por nuk ka patur fushe-pamje.

Marjus Lulaj shprehet se autori i vrasjes ne tentative te Ardjan Copjas, ka komunikuar me Marjus Lulaj sapo ka mberitur ne banes dhe ka shprehur zhgenjimin e tij per faktin se nuk e ka vrare shtetasin Ardjan Copjan, duke u shprehur se "me mir tme kishin kap sesa shpetoi a". Marjus Lulaj dhe ne këte bisede pershfaq detaje te ngjarjes, te cilat dyshohet se jane treguar nga autori i ngjarjes duke perforcuar jo vetem dyshimin se Marjus Lulaj eshte organizatori dhe finacuesi i i vrasjes se shtetasit Ardjan Çopja, por dhe ka mbajtur kontakte te vazhdueshme me ekzekutorin dhe pas ngjarjes" thuhet ne dosjen e SPAK.

 

Të këshilluara

Aksident në aksin Elbasan-Peqin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas. Sipas informacioneve janë përplasur dy makina, ndërsa e...

17:53

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI