Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Berisha: Protesta e së martës ishte triumf i vërtetë

Lapsi.al 26 November 2024
Berisha: Protesta e së martës ishte triumf i vërtetë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha e quan të përmbushur misionin e protestës së të martës në Tiranë. Madje sipas tij ajo ishte një triumf.

“Triumf i vërtetë! Dhjetëra e mijëra qytetarë sonte triumfuan në mosbindje civile. Tirana në duart e qytetarëve! Nderim dhjetëra e mijëra opozitarëve, që me mosbindjen e tyre civile ua kthyen Tiranën qytetarëve dhe lemeritën narkoregjimin e urryer të Edi Ramës. Mirënjohje dhe nderim të gjithë atyre që organizuan dhe morën pjesë në këtë mosbindje madhështore. Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë! Fitore!” – shkruan Berisha në Facebook.

Më pas Berisha akuzon policinë se ka ushtruar terror antikushtetues ndaj aktivistëve dhe drejtuesve të PD-së.

“Narkopolicia e Padrinos, Edi Rama në një aktivitet fund e krye antikushtetues, ka ushtruar dhunë dhe ka ndaluar për “miting” të paligjshëm rreth 36 aktivistë dhe drejtues të PD-së. Dënoj me forcën më të madhe këto akte antikushtetuese të Ediskobarit dhe narkopolicisë së tij, si një shkelje flagrante të vendimit Nr. 47 dt. 04.05. 2021 të Gjykatës Kushtetuese, në të cilën kjo gjykatë në zbatim të vendimeve të GJNDNJ vendos të hiqet menjëherë nga legjislacioni shqiptar detyrimi për të kërkuar leje për protestë dhe termi miting i paligjshëm.

Por, për Edi Ramën dhe narkopolicinë e tij, Gjykata Kushtetuese është Xhaçko-Kushtetutë. Dënoj me forcën më të madhe këto qëndrime antikushtetuese të Edi Ramës dhe narkopolicisë së tij dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe drejtuesve të PD-së, që morën pjesë në mosbindjen civile më të fuqishme, që dridhi themelet e narkoregjimit të Edi Ramës” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në aksin Elbasan-Peqin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas. Sipas informacioneve janë përplasur dy makina, ndërsa e...

17:53

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI