Flash

Me 30 kg kanabis, dy shqiptarë kapen në kufi me Greqinë

Lapsi.al 26 November 2024
Me 30 kg kanabis, dy shqiptarë kapen në kufi me Greqinë

Dy shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipëria në Greqi. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Kozani.

Gjithashtu pas ndjekjes së një mjeti qe vinte nga kufiri greko-shqiptar, policia ka sekuestruar brenda tij dy çanta që përmbanin pesë pako me 30 kg 50 gram marijuanë.

Gjithashtu në prangat e policisë greke ranë drejtuesja e mjetit 25 vjeçe dhe pasagjerja 54 vjeçe, të dyja shqiptare. Po ashtu mësohet se atyre iu sekuestruan edhe 4 celularë, 110 euro dhe 1200 lekë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI