Flash

Dialogu Kosovë-Serbi, takim tjetër në Bruksel

Lapsi.al 26 November 2024
Dialogu Kosovë-Serbi, takim tjetër në Bruksel

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të vazhdojë më 17 dhjetor, në Bruksel. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu.

Siç tha ai këto takime pritet të mbahen në kuadër të procesit të dialogut. “Po, më 17 dhjetor pritet të mbahen takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut”, ka thënë Kadiu.

Ndërkaq, ky takim është paralajmëruar ditë më parë edhe nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak. Ndryshe, kujtojmë se udhëheqësit politikë të negociatave, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk janë takuar qysh më 14 shtator të vitit 2023.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog në Bruksel që nga viti 2011. Procesi, i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, synon normalizimin e raporteve mes vendeve. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica nga to nuk janë zbatuar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI