Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Netanyahu bie dakord: Gati të firmosim armëpushimin me Hezbollahun

Lapsi.al 26 November 2024
Netanyahu bie dakord: Gati të firmosim armëpushimin me Hezbollahun

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se do t’i rekomandojë kabinetit të tij të luftës të miratojë propozimin për armëpushim me Hezbollahun, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se ishte i gatshëm të zbatojë marrëveshjen e armëpushimit me Libanin dhe se “do t’i përgjigjet me forcë çdo shkeljeje të saj” nga ana e Hezbollahut.

Kryeministri Netanyahu tha se kabineti pritet të votojë vonë të martën. Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi të mërkurën. Detajet tjera të planit ende nuk janë bërë publike.

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të bëjë një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë së shpejti për të shpallur armëpushimin.

Por krahas përparimit politik, përshkallëzimi ushtarak vazhdoi të martën. Aeroplanët izraelitë vazhduan të bombardojnë Bejrutin, përfshirë afër qendrës së kryeqytetit, dhe Libanin jugor, ndërkohë që ushtria izraelite njoftoi se trupat e saj kanë arritur deri tek Lumi i Litanit, një pikë kyçe e marrëveshjes së armëpushimit. Sipas autoriteteve libaneze, 31 persona humbën jetën në këto sulme. Izraeli lëshoi urdhra evakuimi në 20 vendbanme në periferitë e Bejrutit, paralajmërimi më i madh që nga intensifikimi i konfliktit në Liban.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme, Josep Borrell, i cili po merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të shtatë shteteve më të zhvilluara në Itali, tha se komisioni që do të mbikëqyrë zbatimin e armëpushimit do të kryesohet nga Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që Franca do të jetë anëtare e tij me kërkesën e Libanit. Ai paralajmëroi se mungesa e një armëpushimi “do ta shkatërronte Libanin.”

“Nuk ka arsyetim për të mos arritur armëpushimin në Liban. Marrëveshja e propozuar dhe e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, u jep përgjigje të gjitha shqetësimeve të sigurisë së Izraelit... Nuk ka më arsyetime, nuk ka më kërkesa shtesë. Jepni fund luftimeve, ndaloni vrasjen e njerëzve dhe të fillojmë të mendojmë për paqen”, - deklaroi ai.

Ministri i jashtëm i Libanit, Abdallah Bou Habib u shpreh optimist se marrëveshja mund të arrihet të martën mbrëma.

Ndër çështjet për të cilën ende nuk ka pajtim është kërkesa e Izraelit që të rezervojë të drejtën për të vepruar nëse Hezbollahu shkel detyrimet që dalin nga marrëveshja.

Marrëveshja parashikon largimin e forcave izraelite nga Libani dhe detyron militantët e Hezbollahut të tërhiqen brenda 60 ditësh drejt veriut, përtej lumit të Litanit, që gjendet rreth 30 kilometra larg kufirit ndërmjet Libanit dhe Izraelit.

Sipas zyrtarëve, ushtria libaneze do të dislokojë 5 mijë ushtarë në pjesën jugore të Libanit, ndprsa Shtetet e Bashkuara pritet të ndihmojnë në ndërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga sulmet izraelite.

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se palët janë afër marrëveshjes dhe presidenca franceze tha se bisedimet kanë shënuar përparim të rëndësishëm.

Ndërkohë një komision civil i krijuar për të hetuar sulmin e Hamasit më 7 tetor tha të martën se Kryeministri Netanyahu është përgjegjës për atë që e quajtën “dështimi më i madh i Izraelit dhe në historinë e këtij shtetit”.

Sipas kryetares së Komisionit Varda Alsheikh, qeveria e Izraelit, “dështoi në detyrën e saj kryesore” për të mbrojtur banorët e Izraelit. /VOA

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI