Flash

"Këtë herë do ta palos"/ Dalin bisedat e Suel Çelës për atentatin ndaj Ardian Çapjas

Lapsi.al 26 November 2024
"Këtë herë do ta palos"/ Dalin bisedat e Suel

Në dosjen e SPAK akuzohet organizata e Suel Çelës (Marjus Lulaj) edhe për atentatin e dështuar me snajper ndaj Ardian Çapjas më 8 qershor të vitit 2020 në Elbasan. Ai u plagos me një armë snajper nga distanca, në oborrin e vilës së tij, në periferi të qytetit në zonën e Krastës.

Ky ishte atentati i tretë që 55-vjeçari që i mbijetonte. Për këtë ngjarje SPAK akuzon kreun e grupit rival, Suel Çela, që gjithashtu bashkëpunonte me grupin tjetër Çopja. Si qitës akuzohet Preke Kodra.

Pavarësisht se zona kontrollohet nga familja Çapja ku të gjitha lëvizjet monitorohen me kamera sigurie, autorët arritën që të depërtojnë për herë të tretë, por nuk ia arritën qëllimit. Çapja u përpoq ta mohonte, por policia gjeti më tej prova, teksa zbuloi edhe një makinë që po digjej pak minuta ps krimit.

Nga fishekët që shpërthyen në mjet u lëndua edhe një efektiv policie. Në makinë u gjet edhe një armë e djegur, që u tha se ishte snajperi i përdorur për qitje.

Në dosjen hetimore të SPAK thuhet se Suel Çela ka shkëmbyer mesazhe më Klaus Matishin. Nga biseda dyshohet se Marjus Lulaj ështe i bindur në realizimin me sukses të ekzekutimit të Çapjas duke shkruar: "kte her do ta palos".

PJESË NGA DOSJA

datë 12.04.2020, Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishin të cilit i shkruan mesazhet me tekst "...e ishalla ded sjemi pa kismet fare ja qifsha ropt po munoemi....kte her do ta palos....do tja qim mamin dhe xhindit...". Nga biseda dyshohet se Marjus Lulaj ështe i bindur në realizimin me sukses të ekzekutimit të shtetasit Ardjan Çopja dhe me shprehjen "kte her do ta palos", arsyeshëm lë të dyshohet se Marjus Lulaj është munduar edhe më parë për të ekzekutuar Ardjan Çopja, por nuk evidentohen si veprime pasi kanë ndodhur jashtë harkut kohor që disponohen komunikimet SkyECC.

Lidhur me atentatet që i janë bërë familjes Çapja, duke ju referuar verifikimeve të kryera në sistemin Komunikata Ditore të raportuara nga Policia e Shtetit rezulton se:

datë datë 03.02.2016, ora 19:54, në lagjen "Emin Matraxhiu", persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në ambientet e brendshme të lokalit në pronësi të shtetasit Agron Çapja, për pasojë kanë mbetur të vrarë shtetasit, Agron Ramazan Çapja, Ardit Enver Sinakolli dhe Eno Kujtim Bedalli, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë shtetasit Ardian Sali Zharri, Fejzulla Ramazan Capja, Ferit Mefail Muça, Luan Hamza Muça, Bujar (Panajot) Haxhi Rreshka, Florenc Fejzulla Çapja dhe Arnold Agron Çapja.

datë 06.06.2016, ora 10:15, në lagjen "5 Maj" rruga "28 Nëntori", një person i pa identifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip "Volksvagen Golf", me targë AA997NE, duke plagosur shtetasin Bledar Mefail Muça, i datëlindjes 29.04.1979, banues në Elbasan, si dhe është plagosur shtetasja Matilda Partizan Kërmezo, e datëlindjes 18.09.1967 banuese në Elbasan, kalimtare e rastit, punonjëse e policisë në DVP Elbasan, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

datë 22.03.2019 ora 19:17, në ambjentet e jashme të lokalit "KONTI" në lagjen "Luigj Gurakuqi" Elbasan, një shtetas i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Ravik Vasip Gurra, i datëlindjes 01.06.1969, prefesion avokat, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

datë 20.04.2020, nga analizmimi i komunikimeve të kësaj date midis Marjus Lulaj dhe Klaus Matishit, Marjusi dërgon mesazhe lidhur me vëzhgimin që i bën Ardjan Çopjas, ku i dërgon Klausit mesazhin "...shi si qesh xhindi...", dhe pas këtij mesazhi i dërgon 3 fotografi të cilat dyshohet se i përkasin shtetasit Ardjan Çopja të cilit bashkëbiseduesit i referohen me nofkën "xhindi", si vijon. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në aksin Elbasan-Peqin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas. Sipas informacioneve janë përplasur dy makina, ndërsa e...

17:53

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI