Flash

Kryeministri australian: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)

Lapsi.al 26 November 2024
Kryeministri australian: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar me krenari rrënjët e tij arbëreshe nga Barletta e Pulias, përpara ambasadorit shqiptar në Canberra dhe komunitetit shqiptaro-australian. Qyteti i Barletës shtrihet në jug të Italisë, në rajonin e Pulias. Një komunitet i madh arbëreshësh jeton në aty, ku besohet se jetojnë rreth 100 mijë arbër dhe nga ky komunitet është edhe babai i kryeministrit australian. “Diku në të kaluarën time, pa dyshim që kam një lidhje shumë të drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Barletta ndahet vetëm nga uji me Shqipërinë”, u shpreh ndër të tjera Albanese ndërkohë që fliste gjatë ceremonisë së “Miqve shqiptarë të Parlamentit”. Anthony Albanese është djali i një marinari, Carlo Albanese nga jugu i Italisë, por me një nënë australiane (me origjinë irlandeze).

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI