Flash

Sherr në parlamentin serb, deputetët rrihen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Lapsi.al 26 November 2024
Sherr në parlamentin serb, deputetët rrihen me njëri-tjetrin

Deputetët e partisë në pushtet dhe ata të opozitës janë shtyrë dhe rrahur gjatë seancës plenare të 25 nëntorit.

Në transmetimin e seancës parlamentare, zëri ishte i ndalur, kështu që nuk mund të dëgjohej se çfarë po i thoshin deputetët njëri-tjetrit, as nuk ishte e qartë se si nisi incidenti.

Por, gjatë transmetimit u pa se sigurimi i Parlamentit ndërhyri për t’i ndarë deputetët e pushtetit dhe opozitës, teksa ata po shtyheshin dhe po e godisnin njëri-tjetrin.

Kryetarja e Parlamentit serb, Ana Bërnabiç, u kërkoi deputetëve të kthehen në ulëset e tyre, në mënyrë që seanca plenare të mund të vazhdojë.

Deputetët opozitarë njoftuan se do të bllokojnë punën e Parlamentit, pasi Bërnaç refuzoi kërkesën e tyre për të caktuar një seancë ku do të diskutohej për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë serbe, pas incidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, kur 15 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një strehe prej betoni.

Opozita serbe po kërkon shkarkimin e kryeministrit Millosh Vuçeviç si dhe përcaktimin e përgjegjësisë politike dhe penale për ngjarjen në Novi Sad.

Incidentet në Parlament nisën në momentin kur kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, dhe ministrat e Qeverisë serbe hynë në sallën plenare.

Deputetët opozitarë ngritën pankarta ku shkruhej “Korrupsioni vret” dhe “Duart tuaja janë të përlyera me gjak”.

Ata gjithashtu shpalosën një pankartë me figurën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku duart e tij ishin me ngjyrë të kuqe.

Deputetët e pushtetit u përgjigjën duke ngritur fletë ku shkruhej “Llum i verdhë, korrupsioni dhe hajnia janë emri juaj i mesëm”.

Një pjesë e deputetëve opozitarë më pas u përpoqën të afrohen te ministrat.

Incidenti ndodhi gjithashtu edhe në galerinë e sallës së Kuvendit, ku siguria e Parlamentit ndërhyri po ashtu.

Në galeri, deputetët e pushtetit shpalosën një pankartë me shkrimin “Llumi i verdhë do luftë, Serbia do punë”. Po ashtu pati përleshje me deputetët e opozitës, të cilët tentuan të hiqnin pankartën.

Fjalimi i kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviç, u ndërpre nga opozita, të cilët krijuan zhurmë përmes pipave dhe vuvuzellave, teksa deputetët opozitarë mbajtën në duar pankarta ku shkruhej “Duart tuaja janë të përlyera me gjak”./rel

https://youtu.be/FytMP1_0Aww

Të këshilluara

Aksident në aksin Elbasan-Peqin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas. Sipas informacioneve janë përplasur dy makina, ndërsa e...

17:53

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI