Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Një grua në Shkup lind fëmijën e parë në moshën 61-vjeçare

Lapsi.al 26 November 2024
Një grua në Shkup lind fëmijën e parë në

Një grua 61-vjeçare nga Shkupi ka lindur një foshnje të shëndetshme djalë pas 37 vjetëve përpjekje të pasuksesshme për të mbetur shtatzënë, deklaroi të martën drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup (GAK), Irena Aleksioska Papestjev.

"Në botën e mjekësisë nuk ka më kufij, dhe mjekësia në Maqedoninë [e Veriut] mund të krahasohet me atë botërore. Kjo paciente është e para që ka mbetur shtatzënë me qelizën e saj vezore të ngrirë, e cila ka marrë trajtim in-vitro në vendin tonë dhe shtatzënia është mbikëqyrur plotësisht këtu, ndërsa lindja është kryer në GAK", tha Aleksioska Papestiev në një konferencë për shtyp.

Foshnja quhet Petar dhe sot, së bashku me të ëmën, kanë dalë nga spitali dhe janë kthyer në shtëpi.

Drejtoresha e GAK-ut tha se prindërit nuk hoqën dorë nga dëshira për ta pasur një fëmijë, nuk u dorëzuan para dështimeve, presioneve të mjedisit dhe paragjykimeve.

Nëna kishte pasur dhjetë fekondime in-vitro të pasuksesshme dhe dhjetë aborte spontane. Ajo kishte kryer edhe tri ndërhyrje të mëparshme gjinekologjike, dy në Beograd dhe një në GAK në Shkup.

Gjatë shtatzënisë, e cila u mbikëqyr me kujdes, ajo vuante nga tension i lartë dhe diabeti, por në fund gjithçka shkoi për mrekulli.

Babai, i cili është 65 vjeç dhe në pension, deklaroi se do të kujdeset për foshnjën.

Në rajon, gruaja më e moshuar që ka lindur është nga Serbia, por me një vezore të dhuruar. Në Indi, ekziston një rast i një gruaje që është bërë nënë për herë të parë në moshën 70-vjeçare. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

Aksident në aksin Elbasan-Peqin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas. Sipas informacioneve janë përplasur dy makina, ndërsa e...

17:53

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI