Flash

PD bojkoton takimin me Presidentin: Data e zgjedhjeve është paracaktuar

Lapsi.al 20 November 2024
PD bojkoton takimin me Presidentin: Data e zgjedhjeve është

Partia Demokratike do të bojkotojë takimin me presidentin Bajram Begaj lidhur me konsultat për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili ka thënë për mediat se këto konsulta nuk mund të shërbejnë si fasadë, pasi sipas tij data e zgjedhjeve është paracaktuar.

“Nuk do të marrim pjesë në konsulta, nuk mund të shërbejmë si fasadë. Si mund të marrim pjesë kur data është caktuar?”- është shprehur ai.

Noka i është referuar një deklarate që ministri Taulant Balla ka bërë një Parlament në shtator, ku tha se zgjedhjet do të mbahen mes 4 dhe 11 majit.

Kujtojmë se këtë të mërkurë, presidenti Begaj nisi konsultimet me partitë politike. Ai priti në një takim kreun e Partisë “Mundësia”, të LZHK-së, PR-së, PDIU-së dhe PBDNJ-së.

Lexo më tej: Shehaj: Zgjedhjet s’mund të mbahen pas vizitës së liderëve europianë në Tiranë 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI