Flash

Zbulohet vila trekatëshe me kanabis në Itali, arrestohet shqiptari

Lapsi.al 19 November 2024
Zbulohet vila trekatëshe me kanabis në Itali, arrestohet shqiptari

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u zbulua një vilë trekatëshe me kanabis. Gjithashtu vila ishte përdorur si një laborator i vërtetë për kultivimin, tharjen dhe paketimin e marijuanës. Bëhet e ditur se nëpërmjet shërbimeve, efektivët është vërejtur se si 28-vjeçari shqiptar shkonte në këtë vilë me furgon gjatë natës, ku në një rast është parë duke shkarkuar thasë me dhe dhe pleh bimësh.

Në bazë të asaj që u konstatua, është kryer një kontroll brenda shtëpisë. Hetuesit zbuluan tre kate të tëra të përdorura për kultivimin dhe prodhimin e marijuanës. Në veçanti, ishin bërë modifikime të veçanta në mur për t’i bërë hapësirat të përshtatshme për kultivimin, tharjen dhe paketimin e lëndës narkotike.

I gjithë sistemi u zbulua se fuqizohej nga disa panele elektrike rudimentare dhe instalime elektrike pa as edhe masën më të vogël të sigurisë. Në fund të operacioneve, policia sekuestroi 103 bimë marijuanë në vazo me peshë mbi 60 kg, pothuajse 30 kg marijuanë të tharë dhe 94 sytha, me një peshë totale të lëndës narkotike të barabartë me 90 kg, si dhe dy telefona inteligjentë në përdorim nga i dyshuari.

Të këshilluara

PS miraton buxhetin e vitit 2025 me 75 vota

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme (19 nëntor) në parim projekt buxhetin për vitin 2025. Pas një seance maratonë e cila u zhvillua për dy ditë në ...

20:47

Kuvendi miraton projektbuxhetin e 2025-ës

Me 75 vota pro, asnjë abstenim dhe 40 kundër Kuvendi miratoi në parim pas një seance maratonë që zgjati 2 ditë projekt-buxhetin për vitin 2025. Në emër të grupe...

20:49

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI