Flash

U la sërish në burg, reagon Ilir Meta: Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga narkoregjimi

Lapsi.al 19 November 2024
U la sërish në burg, reagon Ilir Meta: Asnjë çudi dhe

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu pas vendimit të Apelit për të lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Në një reagim të publikuar në profilin e tij në Facebook, Meta nuk shpreh aspak çudi pas një vendimi të tillë teksa ka drejtuar akuza se drejtësia po drejtohet nga narkoshteti.

Ai thotë se ky vendim vetëm sa konfirmoi edhe një herë se gjykatat janë nën urdhrat e pushtetit, siç ai e quan ‘narkoregjim’. Ndër të tjera, Meta njoftoi se nuk do të ndalet lufta e PL-së kundër ‘narkoshtetit’.

“Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit. Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman. De-sorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.

Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus” - thuhet në postimin në profilin e Metës në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

PS miraton buxhetin e vitit 2025 me 75 vota

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme (19 nëntor) në parim projekt buxhetin për vitin 2025. Pas një seance maratonë e cila u zhvillua për dy ditë në ...

20:47

Kuvendi miraton projektbuxhetin e 2025-ës

Me 75 vota pro, asnjë abstenim dhe 40 kundër Kuvendi miratoi në parim pas një seance maratonë që zgjati 2 ditë projekt-buxhetin për vitin 2025. Në emër të grupe...

20:49

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI