Flash

Videoja tronditëse/ Të afërm të autorit: Kush na shan do ta bëjmë shembull

Lapsi.al 19 November 2024
Videoja tronditëse/ Të afërm të autorit: Kush na shan do ta

Opinioni publik u trondit pas vrasjes me thikë të një 14-vjeçari dhe plagosjes së një tjetri nga një bashkëmoshatar i tyre, i cili tashmë është arrestuar. Ngjarja ndodhi vetëm pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Pas ngjarjes, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto të autorit të dyshuar, i cili duket se pozon “me krenari” pas krimit, teksa shfaqet i ulur në sediljen e pasme të një automjeti. Në foto ai tregon edhe dorën e tij të gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit. Po ashtu, pak ditë para ngjarjes ai kishte publikuar në Snapchat foto të një thike me përmasa të mëdha, me të cilën dyshohet se ai ka kryer aktin e rëndë.

Megjithatë, një tjetër video shqetësuese po qarkullon në rrjetet sociale, ku dy të mitur flasin për ngjarjen në TikTok. Nga komunikimi mes tyre kuptohet që njëri prej tyre është kushëri i autorit të dyshuar të vrasjes ndërsa fëmija tjetër thotë se njihej me të virtualisht, pasi më parë kanë qenë në një grup virtual.

Gjatë komunikimit ata shprehen se “kushdo që i shan do ta bëjnë shembull”. Ata jo vetëm nuk dënojnë aktin e rëndë, por “duartrokasin” autorin e vrasjes. Nuk dihet nëse pamjet e kësaj videoje janë duke u analizuar nga autoritetet me qëllim parandalimin e një tjetër ngjarjeje të rëndë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

PS miraton buxhetin e vitit 2025 me 75 vota

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme (19 nëntor) në parim projekt buxhetin për vitin 2025. Pas një seance maratonë e cila u zhvillua për dy ditë në ...

20:47

Kuvendi miraton projektbuxhetin e 2025-ës

Me 75 vota pro, asnjë abstenim dhe 40 kundër Kuvendi miratoi në parim pas një seance maratonë që zgjati 2 ditë projekt-buxhetin për vitin 2025. Në emër të grupe...

20:49

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI